E pazakontë në Itali/ Hajduti arrestohet falë një…selfie

Evropë

E pazakontë në Itali/ Hajduti arrestohet falë një…selfie

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Në Bergamo u arrestua një hajdut falë një…selfie. Një burrë ka përfituar nga momenti i shpërqendrimit të një gruaje për t’i marrë çantën e saj me bizhuteri në total prej 5 mijë eurosh, një iPhone, 150 euro cash dhe dokumente. Megjithatë, hajduti u kap mat nga një selfie që po bënte gruaja.

Familja me origjinë indiane po arrinte në stacionin e Bergamos për të marrë autobusin për në aeroport, ku i priste një fluturim për në Palma de Mallorca.

Gruaja vendosi çantën e saj në një stol dhe më pas pozoi për një foto kujtimi. Hajduti përfitoi nga rasti, mori çantën dhe u largua.

Gruaja denoncoi vjedhjen dhe hajduti u identifikua falë selfies. Megjithatë, pushimet për familjen indiane u prishën pasi nuk kishin dokumentet me vetë për t’u nisur drejt ishullit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat