Sindikata thotë se ushtria e Serbisë po zhduket dhe shuhet – ministria e mbrojtjes i quan deklarata të pavërteta

Evropë

Sindikata thotë se ushtria e Serbisë po zhduket dhe shuhet – ministria e mbrojtjes i quan deklarata të pavërteta

Nga: F. B. Më: 7 korrik 2023 Në ora: 11:45
Ushtria serbe

Pas kumtesës së sindikatës së ushtrisë së Serbisë ku thuhet se “Ushtria po zhduket dhe shuhet” ka reaguar ministria e mbrojtjes së Serbisë, që i ka quajtur të pavërteta dhe të pabazuara, duke i kërkuar sindikatës të ruaj dhe respekton ushtrinë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas ministrisë së mbrojtjes, Ushtria e Serbisë është ndër më të fortat në rajon, kjo bazuar edhe nga vlerësimi i portalit “Global Firepoëer”, që për çdo vit bënë vlerësime të fuqisë së ushtrive.

"Ushtria në e gatshme në përmbushjen e rolit të saj kushtetues dhe ligjor, në tërësi gjendja është ndryshe nga ajo që prezantohet nga individë”  thuhet në reagimin e ministrisë ndaj sindikatës.

Ministria kritikon qëndrimet e sindikatës, që përmend probleme me kuadro, mungesën e stafit dhe mplakje të oficerëve të saj dhe ikjen në pension të shumë kuadrove.

"Konstatimet e sindikatës janë të pabazuara, ata që plotësojnë kushtet pensionit do shkojnë në pension“ thonë në ministri, duke shtuar se plotësimi i vendeve varet edhe nga kushtet dhe benifitet që ofrohen.

Lëvizja e kuadrove ndodhin në të gjitha sistemet edhe ato ushtarake, por plotësimi aktual siguron përmbushje të obligimit dhe detyrave.

"Ka shumë pjesëtar të ushtrisë që nuk kanë shfrytëzuar pushime as vitin e shkuar, por përqindja që shprehet nuk është e saktë dhe është e rritur, çështja ka bazë ligjore dhe asnjëri nga ata nuk di dëmtohet” thuhet në kumtesë.

U mohua edhe konstatimi se në ushtri nuk po paguhet puna jashtë orarit, “secila punë jashtë orarit po evidentohet edhe do paguhet konform ligjit për kompensim”.

Ministria ftoi sindikatën që mos të publikoj gjëra të pasakta në opinion sepse me këtë po dëmton imazhin e Ushtrisë së Serbisë, e cila gjithnjë posaçërisht në kohët e tashme të pasigurta është garant i lirisë dhe pavarësisë së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat