Në Serbi një 14 vjeçar vret me pushkë gjuetie vëllanë 12-vjeçar

Evropë

Në Serbi një 14 vjeçar vret me pushkë gjuetie vëllanë 12-vjeçar

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 13:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 14-vjeçar në Serbi, dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij 12-vjeçar me pushkë gjuetie.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin Meduluzhje afër Mlladenovcit në Serbi.

Sipas Novostit, ngjarja ka ndodhur në kohën kur djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë.

Sipas raportimeve ata dyshohet se ishin duke luajtur në oborr dhe janë grindur se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar.

Më pas thuhet se vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie me të cilën ka shtëntë në drejtim të vëllait, duke e qëlluar në kokë.

Gjyshja e tyre thuhet se ka filluar të thërrasë fqinjët për ndihmë. “Thirrni ambulancën e policinë, shpejt”, citohet të këtë thënë ajo.

14 - vjeçari është dërguar në paraburgim, ndërsa policia ka ndaluar edhe gjyshen e djemve nën dyshimin se e mbante pushkën e gjuetisë pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat