Gjermania kundër dërgimit të municione thërrmuese në Ukrainë

Evropë

Gjermania kundër dërgimit të municione thërrmuese në Ukrainë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:56
Gjermania kundër dërgimit të municione thërrmuese në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se “nuk është një opsion” për vendin që të dërgojë municione thërrmuese në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të shpallë një paketë masive ndihme për Ukrainën që përfshin municionet, të cilat janë të ndaluara në 120 vende të tjera të botës, raporton skynews.

Gjermania ka nënshkruar konventën [që ndalon përdorimin e armëve], kështu që nuk është opsion për ne”, tha Boris Pistorius.

Sa i përket atyre vendeve që nuk e kanë nënshkruar konventën – Kina, Rusia, Ukraina dhe SHBA – nuk më takon mua të komentoj veprimet e tyre”, shtoi ai.

Bombat thërrmuese janë të mbushura me “bomba” më të vogla të cilat mund të shpërndahen në një territor të gjerë, duke i bërë ato efektive për të sulmuar llogoret dhe njësitë e blinduara.

Ndryshe, bombat kanë një shkallë të lartë dështimi, që do të thotë se ka gjasa që, nëse përdoren, territori i Ukrainës mund të jetë i mbushur me municione të pashpërthyera për vitet në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat