“Partizanët” rusë kërcënojnë Putinin: Së shpejti sulme brenda Rusisë

Evropë

“Partizanët” rusë kërcënojnë Putinin: Së shpejti sulme brenda Rusisë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 08:37
“Partizanët” rusë

“Partizanët” rusë pro-ukrainas, të legjionit “Liria për Rusinë”, po planifikojnë të ndërmarrin të tjera operacione ushtarake në Rusi. 

Këtë e pohoi Maximillian Andronnikov, i njohur ndryshe me nofkën “Çezari”, zëdhënës i grupit paraushtarak anti-Putin, në një intervistë për Observer.

“Do të jetë operacioni ynë i tretë. Pastaj do të ketë një të katërt dhe një të pestë. Ne kemi plane ambicioze. Ne duam të çlirojmë të gjithë territorin tonë,” tha ai.

Legjioni përbëhet nga rreth 200 vullnetarë, që tashmë kanë kryer sulme në territorin e Rusisë midis muajve maj dhe qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat