Bideni drejt Evropës: Një mbret dhe një luftë janë në agjendën e tij

Evropë

Bideni drejt Evropës: Një mbret dhe një luftë janë në agjendën e tij

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 08:52
Foto nga takimi

Presidenti amerikan Joe Biden niset të dielën për në Evropë, ku do të kalojë kohë në tre vende duke u përpjekur për aleancat që janë testuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Pas arritjes sonte në Londër, Biden do të takohet të nesërmen me Mbretin Charles III për herë të parë që kur u kurorëzua. Më pas është pjesa qendrore e udhëtimit, samiti i NATO-s në Vilnius, Lituani.

Udhëheqësit e Aleancës do të debatojnë për luftën dhe do të rishikojnë planet për t’u marrë me agresionin rus.

Ndalesa e fundit është në Helsinki, ku Biden të enjten pritet të festojë zgjerimin e aleancës, me Finlandën si anëtaren më të re të NATO-s, raporton Associated press.

Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do të tregojë lidershipin e presidentit në skenën botërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat