Plas keq në Gjermani, plagosen 22 policë

Evropë

Plas keq në Gjermani, plagosen 22 policë

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 09:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 22 efektivë policie janë plagosur të shtunën si shkak i trazirave në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Giessen gjatë një festivali kulturor i quajtur “Eritrean”. Gjithçka ndodhi pasi efektivët e policisë rrethuan një grup njerëzish përpara filllimit të festivalit.

Policia e Hessen tha se ka patur sulme masive kundër efektivëve të policisë në mëngjesin e së shtunës, me protestuesit që hodhënn gurë dhe shishe e duke shpërthyer bomba tymi dhe u përpoqën të thyenin barrierat e policisë.

Qyteti i Giessen u përpoq të bllokonte festivalin nga mbajtja e këtij viti, por ndalimi u anulua nga një gjykatë lokale, sipas ZDF.

Një zëdhënës nga komisariati i Hessen tha serreth 1,000 oficerë nga njësi të ndryshme ishin vendosur për të kontrolluar protestuesit dhe se situata vazhdon ende e tensionuar.

Gjatë natës së premte, rreth 60 persona janë arrestuar si të dyshuar për planifikimin e një sulmi gjatë festivalit

Vitin e kaluar pati trazira të ngjashme, sepse organizatorët e festivalit mendohet se janë afër regjimit të Eritresë. Mijëra eritreanë kanëm igruar në Evropë vitet e fundit, duke pretenduar keqtrajtim nga regjimi aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat