Kishte vërejtur një person me revole në dorë në restorant, polici britanik që ishte jashtë detyre arrin të çarmatosë të dyshuarin

Evropë

Kishte vërejtur një person me revole në dorë në restorant, polici britanik që ishte jashtë detyre arrin të çarmatosë të dyshuarin

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 10:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një polic britanik që ishte jashtë detyre, u gjend në kohën dhe momentin e duhur për të parandaluar më të keqen.

Ai po priste në radhë për të marrë ushqimin e porositur në një restorant, kur një person i dyshuar me armë në dorë shfaqet para tij dhe ai arrin ta çarmatosë.

Kamerat e sigurisë brenda lokalit në West Midlands shfaqin Abdullah Bin Imad, i cili po priste për të marrë ushqimin kur pa dy burra duke u sill dhe vepruar çuditshëm.

Duke parë se gjërat vetëm sa komplikoheshin, i ishte afruar njërit dhe fillimisht kishte qëndruar në heshtje duke i telefonuar i telefonuar policisë të cilët i paralajmëroi se i dyshuari kishte revole.

Megjithatë në një moment ndodhi një e shtënë dhe kjo i mjaftoi Abduallhut, që ta çarmatosë dhe arrestojë njërin nga të dyshuarit.

Në video shihet Bin Imad duke arrestuar të dyshuarin, të cilit ia mori revolen dhe priste përforcim nga patrulla më e afërt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat