Shpërthimi me bombë i urës së Krimesë, Ukraina pranon për herë të parë sulmin

Evropë

Shpërthimi me bombë i urës së Krimesë, Ukraina pranon për herë të parë sulmin

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 10:34
Ura e Krimesë

Për herë të parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pranuar përgjegjësinë e Kievit për sulmin në urën e Krimesë më 8 tetor 2022.

Në ditën e 500-të të luftës, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar publikoi në Telegram një listë të veprimeve më të rëndësishme të kryera nga ushtria, duke përfshirë sulmin në urë:

“273 ditë që nga sulmi i parë i kryer në urën e Krimesë për të prishur logjistikën e rusëve”, ka shkruar ajo.

Ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat