Loja e dyfishtë!

Evropë

Loja e dyfishtë!

Nga: H.Rafuna Më: 9 korrik 2023 Në ora: 17:55
Tormod Heier

Tormod Heier beson se kjo lojë e Erdoganit do të vazhdojë edhe  në Vilnius!

Rusia reagon ashpër ndaj lëvizjes së fundit të Rexhep Erdogan.

Ekspertët besojnë se presidenti turk po luan një lojë të dyfishtë, gjë që, kjo  e bën atë të paparashikueshëm dhe jopopullor.

Loja e Erdoganit do vazhdojë edhe  në Vilnius!

Ai ndoshta do të shfrytëzoj takimin për përfitime tjera!

Unë mendoj se, së shpejti do të arrihet një kufi i dëshirave, thotë profesori.

Ai thekson se, edhe një lojtar i madh si Erdogani duhet të dorëzohet edhe pse loja është e mirë.

Erdogan ka fituar shumë nga mbajtja n’grusht e anëtarësimit suedez në NATO, por gjatë samitit të NATO-s është e mundur që ai të kuptojë se mjaftë është mjaftë!

Atëherë,Suedia, duhet të anëtarësohet në NATO!

Megjithëse shkëmbimi i të burgosurve ukrainas nuk shkoi sipas marrëveshjes me rusët, Heier dyshon se Erdogan do t'i kthejë shpinën Putinit.

Turqia ka shumë për të fituar nga bastet për shumë kuaj, në vend që të shtrihet në një kanal të vetëm, thotë Heier.
Unë mendoj se Erdogani e ka menduar mirë këtë, ai i njeh shumë mirë rusët, por rreziku i madh është sepse Turqia është e varur nga Rusia si për energjinë bërthamore ashtu edhe për operacionet e dyfishta, thekson Heier.

Sjelljet e Erdoganit marrin mbështetje nga Janne Haaland Matlary, e cila është profesoreshë e politikës ndërkombëtare në Ui të Oslos.

Ajo e përshkruan Erdoganin si një kryetar shteti që gjithmonë dëshiron kafshatë t’madhe për përfitime personale, kjo e bën atë të paparashikueshëm!

Erdogan po balancon vazhdimisht lëvizjet, para- mbrapa, ai i jep pak Rusisë, pak Ukrainës dhe pak NATO-s, por asnjëherë tepër shumë. Ai gjithnjë luan lojën, për të fituar avantazhe në situata të ndryshme, beson Matlary.

Nga norvegjishtja;

H.Rafuna
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat