G7 me marrëveshje për Ukrainën, do të përfshijë pajisje të mbrojtjes, trajnim e shkëmbim të inteligjencës

Evropë

G7 me marrëveshje për Ukrainën, do të përfshijë pajisje të mbrojtjes, trajnim e shkëmbim të inteligjencës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 09:18
Volodymyr Zelensky

Vendet anëtare të G7 pritet që sot ta ratifikojnë një marrëveshje afatgjate të sigurisë për Ukrainën në Samitin e NATO-s.

Kjo marrëveshje do të përfshije pajisjet e mbrojtjes, trajnimit dhe shkëmbimit të inteligjencës, që sipas kryeministrit britanik, Rishi Sunak, kjo do t’i dërgonte një sinjal të fortë presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj llojit të brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj”, tha Sunak.

Ai shtoi se mbështetja e “rrugës së Kievit drejt anëtarësimit në NATO”, si dhe “marrëveshjet formale, shumëpalëshe dhe dypalëshe” nga anëtarët e NATO-s do të dërgonin një mesazh të qartë për presidentin rus dhe “kthimin e paqes në Evropë”.

Njoftimi i G7 vjen pasi NATO tha se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës ushtarake “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet” – një vonesë që Zelensky e ka quajtur “absurde”.

Kurse, Kievi e pranon se nuk mund të bashkohet me NATO-n ndërsa është në luftë me Rusinë, por dëshiron të bashkohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftimeve.

Duke iu drejtuar turmave në kryeqytetin lituanez të martën, Zelensky tha se “NATO do t’i japë Ukrainës siguri – Ukraina do ta bëjë aleancën më të fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat