Disa shtëpi dhe makina të djegura, si dhe evakuime – ndërsa zjarri shpërtheu në fshatrat përreth Shibenikut në Kroaci

Evropë

Disa shtëpi dhe makina të djegura, si dhe evakuime – ndërsa zjarri shpërtheu në fshatrat përreth Shibenikut në Kroaci

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa shtëpi dhe makina janë djegur në fshatrat përreth Shibenikut në Kroaci.

Kjo pasi që, siç raportojnë mediat e huaja, aty ka shpërthyer një zjarr në pyll, i cili është përhapur nga një erë e fortë jugore.

Dhe kombinimi i temperaturave në rritje dhe erës së nxehtë kanë çuar në zjarre që kanë përfshirë disa resorte turistike në bregdetin dalmat të Kroacisë.

Si pasojë, banorët dhe turistët janë evakuuar.

Kështu, autoritetet kroate kanë thirrur forcat ajrore dhe tokësore për të luftuar zjarrin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat