LIVE: Zhvillime të papritura, Zelensky zbulon skenarin e luftës – kjo është lëvizja e fundit e Putinit!

Evropë

LIVE: Zhvillime të papritura, Zelensky zbulon skenarin e luftës – kjo është lëvizja e fundit e Putinit!

Nga: Bota sot Më: 15 korrik 2023 Në ora: 06:58 Përditësuar në ora: 19:39 më 15.07.2023
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Putin: ‘Qëllimet’ e marrëveshjes së grurit nuk u arritën

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi sot se nuk është arritur qëllimi kryesor i marrëveshjes së grurit të Ukrainës, e cila skadon të hënën, më 17 korrik, në një bisedë telefonike që pati me homologun e tij afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa.

“Vladimir Putin theksoi se angazhimet e marra në memorandumin Rusi-OKB për të hequr pengesat për eksportin e ushqimit dhe plehrave ruse nuk janë zbatuar ende. Qëllimi kryesor, dërgimi i grurit në vendet në nevojë, kryesisht në kontinentin afrikan, nuk u realizua”, thuhet në deklaratën e Kremlinit me rastin e telefonatës.

Të premten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ndërmjetësoi të ashtuquajturën marrëveshje të Detit të Zi, siguroi se Putin “pajtohet” për të zgjatur vlefshmërinë e saj. Megjithatë, Moska mohoi të ishte bërë ndonjë deklaratë për këtë çështje. Një ditë më parë, Putin kishte shprehur pakënaqësinë e tij sepse, siç pretendon ai, asnjë nga kërkesat ruse nuk është marrë parasysh në negociatat për zgjatjen e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje, e cila u arrit në korrik 2022 dhe është rinovuar dy herë deri më tani, skadon në mesnatën e së hënës. Këtë vit, në bazë të këtij memorandumi, nga portet e Ukrainës u eksportuan rreth 33 milionë tonë drithë, pavarësisht luftës.

Presidenti i Afrikës së Jugut diskutoi gjithashtu me Putinin për përgatitjet për samitin e vendeve të BRICS që do të mbahet në fund të gushtit. Putini është ftuar, por Kremlini nuk ka njoftuar ende nëse ai planifikon të shkojë në Afrikën e Jugut.

Ramaphosa është në një pozitë të vështirë si mikpritëse e samitit sepse në mars u lëshua një urdhër nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për arrestimin e Putinit për krime lufte. Urdhri nënkupton se vendet anëtare të ICC-së, përfshirë Afrikën e Jugut, janë të detyruara ta arrestojnë atë sapo të shkelë në tokën e tyre.

Në deklaratën e lëshuar nga Pretoria për bisedën telefonike Putin-Ramaphosa, nuk flitet për samitin e BRICS.

Marrëveshja e grurit, Turqia shton trysninë ndaj Rusisë për firmosjen e rinovimit

E ardhmja e një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës, për të eksportuar grurë ukrainas në tregjet botërore, përballet sërish me pasiguri, ndërsa Moska kërcënon që të mos e zgjasë afatin e saj kur ai të skadojë të hënën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, njofton nga Stambolli se Turqia, një ndërmjetëse e asaj marrëveshjeje, po shton trysninë mbi Moskën mes shqetësimeve për një krizë globale ushqimore.

Gjatë një takimi me Presidentin Volodymyr Zelenskyy këtë javë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua se do të punonte për të siguruar një zgjatje të re të marrëveshjes ruse për grurin ukrainas, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia vitin e kaluar.

“Shpresoj që nisma, e cila deri tani ka siguruar afro 33 milionë tonë drithëra për njerëzit në nevojë, si një rrugë nga ngushticat turke drejt botës, do të zgjatet sërish më 17 korrik”.

Marrëveshja e Rusisë me Ukrainën, një furnizues i rëndësishëm i drithërave, ka ndihmuar në shmangien e rritjes së çmimeve globale të ushqimeve. Por marrëveshja duhet të rinovohet çdo 60 ditë. Moska thotë se do të pajtohet me një tjetër zgjatje vetëm nëse lehtësohen sanksionet ndërkombëtare për të lejuar eksportin e grurit dhe plehrave ruse.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Zaur Gasimov, profesor i historisë dhe specialist për Rusinë në Universitetin e Bonit.

“Rusia është e etur për të siguruar lëshime ndaj sanksioneve të vendosura për disa pjesë të ekonomisë së saj, për disa banka që janë të lidhura me sektorin e bujqësisë, pra është shumë e etur për të zbutur sanksionet ndaj ekonomisë së saj”.

Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare, Presidenti Erdogan ka mbajtur lidhje të ngushta me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe ka refuzuar të zbatojë sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Zyrtarët turq thonë se marrëdhëniet me Moskën e lejuan Ankaranë që të ndërmjetësojë marrëveshjen e grurit dhe të paralajmërojë për rrezikun e një krize ushqimore nëse marrëveshja nuk zgjatet.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Mesut Casin në Universitetin Yeditepe të Stambollit.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse çmimet globale të ushqimeve do të rriten sërish. Është e rëndësishme jo vetëm për Turqinë dhe NATO-n por edhe për vendet e tjera. Çmimet botërore të grurit do të rriten.”

Lirimi i komandantëve ukrainas të shtunën, të mbajtur nga Turqia si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve, e zemëroi Moskën. Ushtarët duhej të qëndronin në Turqi deri në fund të luftës, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia midis Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti Erdogan po shpreh gjithashtu mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Analistët thonë se ky është një paralajmërim ndaj Moskës lidhur me marrëveshjen e grurit.

Zëri i Amerikës bisedoi në Stamboll me zotin Yoruk Isik, analist gjeopolitik në Institutin e Lindjes së Mesme me qendër në Uashington.

“Turqia dëshiron që marrëveshja e grurit të vazhdojë, dhe sinjalet që vijnë nga Rusia janë se marrëveshjes së grurit po i vjen fundi. Kështu që Ankaraja vendosi që përpara se Rusia të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund marrëveshjes së grurit, të dërgojë një sinjal se shumë gjëra varen nga Turqia, siç është mospërfshirja në sanksionet kundër Rusisë”.

Për Presidentin Erdogan, marrëveshja e grurit ishte një triumf diplomatik. Por nëse Moska i jep fund asaj, thonë vëzhguesit, fuqia e ndërmjetësit do të shihej me pikëpyetje./ VOA

Zelensky zbulon ‘skenarin’, ja nga se varet përfundimi i luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se përfundimi i luftës varet drejtpërdrejt nga mbështetja gjithëpërfshirëse që do i jepet Ukrainës.

"Përfundimi i luftës varet drejtpërdrejt nga mbështetja gjithëpërfshirëse që do i jepet Ukrainës. Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo mbështetje të jetë sa më intensive dhe kuptimplotë që të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu tha se në fillim të korrikut kishte pasur negociata dhe takjime me disa lidera të shteteve të ndryshme.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe takimin e ditës së sotme me Presidentin e Republikës së Koresë Jugut të cilët diskutuan për sigurinë e njerëzve, deportimin e ukrainasve në Rusi, sigurinë ushqimore dhe energjitike, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik.

“Në 15 ditët e para të korrikut pati negociata, takime dhe ngjarje me liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Holandës, Turqisë, Republikës Çeke, Polonisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Lituanisë, Suedisë, Portugalia, Spanja, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Guinea-Bissau... me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg , Presidentin e Këshillit Evropian Michel, Presidentin e Komisionit Evropian von der Leyen dhe Patriarkun EkumenikBartolomeu. Sot me Presidentin e Republikës së Koresë. Ne do të ruajmë ritmin më të lartë ndërkombëtar të punës në të gjitha nivelet për të rivendosur paqen në të gjithë shtetin tonë dhe për të gjithë njerëzit tanë”, tha Zelensky.

Mercenarët e Wagner mbërrijnë në Bjellorusi

Shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës ka konfirmuar se mercenarët e Wagner kanë mbërritur tani në Bjellorusi nga Rusia fqinje. DPSU thotë se po vlerëson se sa “militantë” janë në Bjellorusi, e cila gjithashtu ndan një kufi me Ukrainën, si dhe vendndodhjen dhe qëllimet e tyre të sakta.

Një raport i pakonfirmuar tha se një kolonë prej rreth 60 automjetesh Wagner kaloi mbi kufirin me Bjellorusinë.

Në qershor, rebelimi i Wagner sfidoi autoritetin e Presidentit Vladimir Putin.

Një marrëveshje i dha fund rebelimit 24-orësh, i cili pa trupat të kapnin një qytet dhe të marshonin drejt Moskës, duke e ndërprerë atë vetëm 200 km (124 milje) nga kryeqyteti.

Sipas marrëveshjes, luftëtarëve të Wagner-it iu tha se mund të bashkoheshin ose me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusi, një aleat i ngushtë i Rusisë. Udhëheqësit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, iu ofrua gjithashtu një transferim në Bjellorusi, por vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Wagner është një kompani ushtarake private ruse e përbërë nga luftëtarë mercenarë – shumë prej të cilëve u rekrutuan nga burgjet ruse. Ata kanë luftuar disa nga betejat më të përgjakshme që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO pa kushte, Medvedev shpërthen ashpër ndaj ish kryeministrit britanik

Medvedev ka shpërthyer ndaj ish kryeministrit britanik, i cili ka deklaruar se Ukraina duhet të pranohet në NATO pa kushte, duke e quajtur Boris Johnson një psikopat që duhet të shtrohet në një spital psikiatrik.

“Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka propozuar pranimin “pa kushte” të Ukrainës në NATO.

Por është ai, një i çmendur në pension, që duhet të shtrohet pa kushte në një spital psikiatrik.

Me deklaratën e tij, ai ka bërë qartë thirrje për fillimin e Luftës së Tretë Botërore,” tha Medvedev në një postim në Telegram.

SHBA shkatërron skenarët e Vladimir Putinit për të nisur “Luftën e Tretë Botërore”, zbardhet vendimi i fundit i Joe Biden

Pas samitit të NATO-s, në Vilnius, Lituani,  presidenti amerikan Joe Biden duket se është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë me ide të reja, ndonëse deri diku të rrezikshme. Ai ka lëshuar një urdhër ekzekutiv të që autorizon dislokimin e disa rezervistëve amerikanë në Evropë. Biden lëshoi urdhrin ekzekutiv që autorizon liderët ushtarakë, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, për të mobilizuar "forcat rezervë të zgjedhur" në një përpjekje për të shtuar Operacionin Atlantic Resolve, i cili filloi në 2014 në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë."Kjo ripohon mbështetjen dhe angazhimin e palëkundur për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s në vazhdën e luftës së paligjshme dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës," u tha gazetarëve gjeneral Douglas Sims, drejtori i operacioneve për Shtabin e Përbashkët. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse Sekretari Austin synon të vendosë personel të ri ose në çfarë numri mund të zgjedhë ta bëjë këtë. Ajo që është e sigurt, siç edhe historia ka treguar, Rusia nuk do të jetë aspak e kënaqur dhe reagimet e saj impulsive, s’do të ishte çudi të shkaktonin “Luftën e Tretë Botërore”.

Urdhri i Biden

Urdhri ekzekutiv i Biden do të thotë se deri në 3,000 personel shtesë mund të vendosen "duke shtuar forcat e armatosura në mbështetje të Operacionit Atlantic Resolve", sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Mbrojtjes. Atlantic Resolve është një iniciativë e nisur në vitin 2014 në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë, duke përfshirë aneksimin e Gadishullit të Krimesë në mars të atij viti, dhe është projektuar për të forcuar mbrojtjen e vendeve të NATO-s. Sakaq, nga 3,000 personel, jo më shumë se 450 mund të jenë anëtarë të Rezervës së Gatishme Individuale.Sipas Ushtrisë Amerikane, Rezerva e Gatishme Individuale "janë ushtarë të trajnuar të cilët mund të thirren, nëse është e nevojshme, për të zëvendësuar ushtarët në detyrë aktive dhe njësitë rezervë të ushtrisë".

Faqja e internetit e Ushtrisë vë në dukje se shumë nga ata ushtarë "janë larguar së fundmi nga Detyra Aktive dhe kanë ende një angazhim të Rezervës së Ushtrisë". Operacioni Atlantic Resolve ka çuar në një rritje të dukshme të pranisë ushtarake të SHBA-së në Evropë, veçanërisht që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë vitin e kaluar. "Që nga shkurti i vitit 2022, DoD vendosi ose shtriu mbi 20,000 forca shtesë në Evropë në përgjigje të krizës së Ukrainës, duke shtuar aftësi shtesë ajrore, tokësore, detare, kibernetike dhe hapësinore, duke e çuar totalin tonë aktual në më shumë se 100,000 anëtarë të shërbimit në të gjithë Evropën", njoftoi Pentagoni në qershor të vitit të kaluar.

Planet e Amerikës

Thirrjet e mundshme vijnë pas samitit të NATO-s në Lituani këtë javë, ku aleatët u zotuan të bëjnë gati 300,000 trupa për dislokim të shpejtë brenda 30 ditëve ose më pak. Është një urdhër i pazakontë për aleancën prej 31 anëtarësh, anëtarët individualë të së cilës luftojnë me pajisjet dhe gatishmërinë e trupave pas dekadave të kursimit të fondeve ushtarake. Udhëheqësit e aleancës ndërmorën hapa të rinj për të forcuar arsenalin e Ukrainës.Lajmi vjen gjithashtu pasi Ukraina vazhdon të sulmojë linjat kryesore mbrojtëse të Rusisë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë tashmë hapa për të forcuar forcat në rast se lufta e Rusisë zgjerohet, duke dërguar rreth 1000 trupa në Lituani, të cilën Biden e vizitoi gjithashtu këtë javë. 

Nga aty, Biden krah presidentit finlandez Sauli Niinisto, garantoi për angazhimin e SHBA-së dhe NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë. “Po them me siguri sa çdo gjë mund të thuhet për politikën e jashtme amerikane, ne do të qëndrojmë të lidhur me NATO-n, të lidhur me NATO-n. Ne jemi një partneritet transatlantik”, tha ai në një konferencë për shtyp.  Biden u zotua të mbrojë "çdo centimetër të territorit të NATO-s, dhe kjo përfshin Finlandën, natyrisht," tha ai. Gjatë fjalës së tij, Biden tha: “Putini tashmë e ka humbur luftën. Nuk ka asnjë mundësi që ai të fitojë". Ai tha se burimet e Rusisë do të mbarojnë. "Por unë nuk mund të parashikoj saktësisht se si do të ndodhë kjo", theksoi Biden.

Putin “i jep duart” përfundimisht Prigozhin, vendos njeriun e tij të besuar në krye të grupit Wagner

Presidenti rus Vldimir Putin ka vendosur të mos e “heqë qafe” kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, të paktën jo ta eliminojë fizikisht, por po i heq çdo lloj funksioni të mundshëm që kishte në “epokën para rebelimit”, Madje, në një konferencë presidenti rus tha se kompania ushtarake private Wagner "thjesht nuk ekziston" si një person juridik, në komentet që i shtuan dozën e misterit serisë së kthesave shpesh të çuditshme që kanë pasuar revoltën e dështuar të grupit muajin e kaluar, kërcënimi më serioz për 23-të e Putinit. “Nuk ka ligj për organizatat private ushtarake. Thjesht nuk ekziston”, tha Putin të enjten vonë, duke iu referuar grupit Wagner. Madje, presidenti rus Vladimir Putin tha se u kishte propozuar luftëtarëve të Grupit që një mercenar i lartë i njohur si "Sedoi", që do të thotë "flokë gri" në rusisht, t'i komandonte ata në vend të Yevgeny Prigozhin.

“Sedoi”

"Sedoi" është emri i luftës i Andrei Troshev, një komandant i lartë Wagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të Bashkimit Evropian,  dokumenteve zyrtare franceze, burimeve me njohuri për këtë çështje dhe raporteve të mediave ruse. Bashkëpunëtorët e tij përfshijnë Dmitry Utkin, një ish-oficer i forcave speciale të inteligjencës ushtarake GRU dhe një themelues të Wagner, tha BE. Kanalet pro-Wagner në Telegram kanë thënë vazhdimisht se Troshev njihet si "Sedoi" dhe se ai është një nga komandantët më të lartë të Wagner. Gazeta Kommersant citoi Putinin të thoshte se "Sedoi" kishte qenë komandanti i vërtetë i Wagner. BE e përshkroi atë si "drejtorin ekzekutiv, shefin e Grupit Wagner" në dokumentin e tij të vitit 2021, i cili gjithashtu thotë se ai ishte një anëtar themelues i grupit. "Andrei Troshev është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet ushtarake të Grupit në Siri," tha BE. Si i tillë, ai ka një kontribut vendimtar në përpjekjet luftarake të Presidentit sirian Bashar al-Assad dhe për këtë arsye mbështetet dhe përfiton nga regjimi sirian."

Jeta e Troshev

Troshev lindi në Leningrad, Shën Petersburg-un e sotëm, më 5 prill 1962, sipas burimeve ruse. Dokumentet e sanksioneve perëndimore thonë se data e tij e lindjes është 5 prill 1953. Është e paqartë pse. Ai luftoi në Afganistan gjatë luftës dhjetëvjeçare të Bashkimit Sovjetik atje. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, shërbeu në Kaukazin e Veriut me ushtrinë ruse dhe më pas në SOBR, një njësi e forcave speciale të reagimit të shpejtë të ministrisë së brendshme ruse. Ai ishte komandant në njësi. Edhe pas daljes në pension, Andrei Troshev, si oficer luftarak, qoftë edhe në rezervë, nuk mund të ulej në shtëpi i qetë, duke parë nga jashtë ngjarjet që ndodhin në vend dhe në botë. Fillimisht, në verën e vitit 2016, ai drejtoi organizatën rajonale të Shën Petersburgut, Lidhja e Mbrojtjes së Interesave të Veteranëve të Luftërave Lokale dhe Konflikteve Ushtarake, për të mbështetur ata që e kishin të vështirë të dilnin në pension. Por kjo jetë relativisht e qetë nuk zgjati shumë. Ngjarjet siriane dhe kërcënimi i terrorizmit ndërkombëtar e rikthyen në shërbim.  Për shërbimin në Afganistan, Troshev u nderua dy herë me Urdhrin e Yllit të Kuq. Atij iu dha medalja më e lartë e Rusisë, Hero i Rusisë, në vitin 2016 për sulmin në Palmira në Siri kundër militantëve të ISIS.

Fati i Wagner

Sakaq, Putin ka thënë më parë se trupat e Wagner duhet të zgjidhnin nëse do të nënshkruanin kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, do të transferoheshin në Bjellorusinë fqinje apo do të tërhiqeshin nga shërbimi. Sipas Putinit, edhe pse "shumë tundën kokën" kur ai bëri propozimin e tij, Prigozhin e hodhi poshtë idenë, duke u përgjigjur se "djemtë nuk do të pajtoheshin me një vendim të tillë". Kjo, tha Putin, ishte një nga "disa opsionet" e paraqitura në takim. Fati i Prigozhin dhe kushtet e një marrëveshjeje që i dha fund rebelimit të armatosur, mbeten të turbullta. Sakaq, mercenarët e Wagner janë duke përfunduar dorëzimin e armëve të tyre tek ushtria ruse dhe kjo duket se pasqyron përpjekjet e autoriteteve ruse për të zbutur kërcënimin që ata përbënin dhe gjithashtu duket se paralajmëron një fund të operacioneve të grupit mercenar në fushën e betejës në Ukrainë.

Moska në terror pas trazirave që shkaktoi Prigozhin, zbardhen informacionet e inteligjencës britanike

Në ditën e festës së Marinës së Moskës, e planifikuar për 30 korrik, nëndetëset me energji bërthamore nuk do të parakalojnë në paradën detare ruse.

Vendimi mund të lidhet me shqetësimet e sigurisë së brendshme. Lajmi është publikuar nga inteligjenca ushtarake britanike në raportin e përditshëm për luftën në Ukrainë të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në Londër.

Në raport thuhet: “Mediat shtetërore kanë raportuar se nëndetëset me energji bërthamore të Flotës Veriore të Rusisë nuk do të marrin pjesë në paradën e flotës së Ditës së Marinës në Shën Petersburg më 30 korrik të ardhshëm”. Lajmi është i një rëndësie të konsiderueshme duke qenë se, siç thuhet në vazhdim të shënimit, mungesa e nëndetëseve do të ishte e para që prej gjashtë vitesh.

Shkaqet që e bënë Kremlinin të ishte i kujdesshëm raportohen nga sektori në të cilin operon MI6 me këto fjalë:

“Ndryshimi ndoshta është kryesisht për shkak të nevojës për të lejuar mirëmbajtjen dhe ruajtjen e gatishmërisë për operacione dhe trajnime. Ekziston gjithashtu një mundësi realiste që shqetësimet e sigurisë së brendshme pas tentativës së rebelimit të Grupit Wagner kanë kontribuar në vendim."  Inteligjenca britanike gjithashtu vazhdoi të monitoronte se çfarë po ndodhte në fushat e betejës në Ukrainë. Sipas Londrës, për shembull, forcat ruse kanë kryer disa sulme me bomba me makina duke përdorur automjete të blinduara të vjetra, veçanërisht rreth qytetit Marinka në provincën Donetsk. “Kishte disa raporte në qershor se forcat ruse përdornin automjete të blinduara të mbushura me tonelata eksplozivi si makina bomba. Ushtarët e bashkangjitur ka të ngjarë të hidhen nga automjeti pasi kanë vendosur drejtimin e saj,” thuhej në raport të tyre.

Njihet me nofkën “Sedoy”, kush është mercenari i grupit Wagner që Putini mund të zëvendësojë Prigozhinin?

Putini duket se ka krijuar një ndarje midis luftëtarëve të lartë të grupit mercenar dhe liderit të tij Yevgeny Prigozhin – vendndodhja e të cilit aktualisht nuk dihet publikisht – të paktën për sa i përket narrativës që del nga komentet e tij për Kommersant. Putini duket se ka krijuar një ndarje midis luftëtarëve të lartë të grupit mercenar dhe liderit të tij Yevgeny Prigozhin – vendndodhja e të cilit aktualisht nuk dihet publikisht – të paktën për sa i përket narrativës që del nga komentet e tij për Kommersant.

Siç vë në pah CNN, gazeta po raportonte për një takim të mbajtur nga presidenti rus pesë ditë pasi rebelimi jetëshkurtër i Wagner u ndalua në fund të qershorit – një takim ku morën pjesë edhe Prigozhin dhe disa dhjetëra luftëtarë të lartë të Wagner. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Kommersant, Putin tha se Wagner “nuk ekziston” sipas ligjit rus, duke shtuar se qeveria ruse duhet të përcaktojë se si ta trajtojë organizatën ligjërisht. Sipas gazetës, Putini përshkroi një sërë opsionesh për të ardhmen e mercenarëve të Wagner-it, duke përfshirë vazhdimin e luftimit nën komandantin e tyre të drejtpërdrejtë, një burrë që njihet me nofkën “Sedoy”, që do të thotë “Flokë gri”.

Sedoy është nofka e Andrey Troshev, një kolonel rus në pension dhe një anëtar themelues dhe drejtor ekzekutiv i Grupit Wagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të publikuara nga Bashkimi Evropian dhe Franca. Ai është sanksionuar edhe nga Ukraina. Troshev shërbeu si shef i shtabit të grupit për operacionet e tij të mëparshme në Siri, sipas sanksioneve të BE-së nga dhjetori 2021. Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar nga qershori 2022 e identifikojnë gjithashtu Troshevin si shef ekzekutiv të grupit ushtarak privat që “ka shtypur popullsinë civile në Siri”.

Troshev është i lidhur me drejtuesit kryesorë të Grupit Wagner, duke përfshirë themeluesin Dmitriy Utkin, një ish-oficer i inteligjencës ushtarake ruse GRU, sipas sanksioneve të BE-së. Ndërsa sipas mediave ruse, ai është një veteran i luftërave në Çeçeni dhe Afganistan, për të cilat është vlerësuar me disa medalje. Troshev ka lindur në prill 1953 në Leningrad (tani Shën Petersburg) në ish-Bashkimin Sovjetik, sipas dokumenteve të sanksioneve.

Rebelimi ishte vetëm fillimi, komandanti i Wagner bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi gati për trazira globale

Grupi Wagner, pavarësisht përpjekjeve të presidentit rus Vladimir Putin, duket se ka plane mizore, jo vetëm për Moskën, por për gjithë botën. Së fundmi, një burrë që pretendon se është komandant i grupit Wagner ka regjistruar një video në të cilën paralajmëron se grupi paraushtarak i drejtuar nga Yevgeny Prigozhin është "gati për ngjarje dhe trazira globale". Duke pretenduar se po fliste nga Bjellorusia, njeriu me nofkën "Berserk", duket se la të kuptohet se grupi që përparoi në Moskë nën komandën e Prigozhin më 24 qershor po përgatitet për “luftën e vërtetë”.

Përdoruesi i Twitter Dmitri, nga War Translated, një projekt i pavarur që përkthen materiale rreth luftës, ndau videon të enjten, duke shkruar se burri "duket se po lë të kuptohet se ka një raport të mirë me një "njësi që ngeci në rrugën për në Rostov”, që ka të ngjarë të jetë njësia Akhmat."

Njësia e forcave speciale "Akhmat" drejtohet nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov. Luftëtarët u dislokuan në rajonin e Rostovit të Rusisë për t'i rezistuar rebelimit të Prigozhin muajin e kaluar, por u tërhoqën shpejt, njoftoi asokohe agjencia e lajmeve Tass.

"Në emër të komandantëve në terren, do të doja t'u them të gjithëve se ky është vetëm fillimi. Marshimi ynë për drejtësi tregoi shumë gjëra interesante”, tha ai. "Miq, gjithçka sapo ka filluar. PMC Wagner dhe rruga e saj nuk ka përfunduar. Ne jemi gati për ngjarjet globale dhe trazirat që vendi dhe ne po presim. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, që ishin me ne. Amen", shtoi burri. Sakaq, Kremlini është përpjekur të minimizojë rebelimin e Prigozhin. Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, e ka konsideruar kryengritjen si përleshje të thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat