Temperaturat e larta shkaktojnë zjarr në Greqi, dëmtohen bizneset dhe prodhimet bujqësore të zonës

Evropë

Temperaturat e larta shkaktojnë zjarr në Greqi, dëmtohen bizneset dhe prodhimet bujqësore të zonës

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Temperaturat e larta kanë kthyer rrezikun e zjarreve në Greqi. Në Kretë flakët kanë dëmtuar prodhimet bujqësore dhe kanë rrezikuar banesat.

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Lerapetrës në ishullin e Kretës në Greqi. Flakët kanë përfshirë një zonë të njohur për bizneset e prodhimeve bujqësorë.

Forca të fuqishme zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët që kërcënuan banesat dhe serat.

Rreth 11 automjete, 31 zjarrfikës, dy grupe zjarrëfikësish këmbësorë, vullnetarë dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Në betejë me flakët kanë marrë pjesë avionë dhe helikopterë, të cilat kanë mundur të largojnë rrezikun e zjarrit nga banesa.

Ndonëse zjarri është lokalizuar pjesërisht, forcat zjarrfikëse mbeten në zonë për shkak të erërave të forta që po fryjnë dhe rreziku për rindezje është i lartë. Sipas informacioneve deri më tani kanë pësuar dëme të rënda materiale 3 sera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat