Alarm i kuq për të nxehtin, gjendje e jashtëzakonshme në 16 qytete të Italisë

Evropë

Alarm i kuq për të nxehtin, gjendje e jashtëzakonshme në 16 qytete të Italisë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Qeveria italiane u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin masa ekstreme për t’u mbrojtur nga vala e re e të nxehtit.

Të paktën 16 qytete të mëdha të vendit fqinj kanë shpallur alarmin e kuq.

Autoritetet kanë rekomanduar shmangien e shikimit të diellit nga ora 11 deri në 18 dhe më shumë kujdes për të moshuarit.

“Nga kjo vapë po vuajmë fizikisht dhe gjasat janë që ajo të vazhdojë për një kohë të gjatë. Nuk do të ndalet pas pak ditësh, sikurse ndodhi në vitet e fundit. Do të zgjasë disa muaj dhe po i ndjejmë efektet”-tha një grua.

Dakord me këtë është edhe ambientalistja Greta Thunberg. Ajo postoi një mesazh në ‘Twitter’, ku thoshte: “Është ky sinjali që po prisnit?”, që do të thotë se çfarë provash të tjera u duhen politikanëve për të vepruar.

Ndërkohë, në ishullin spanjoll La Palma, vala e të nxehtit është përgjegjëse për përhapjen e zjarreve masive në pyje. Rreth 500 banorë janë evakuuar dhe autoritetet nuk përjashtojnë largimin e 1 mijë e 100 të tjerëve në rast se situata përkeqësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat