Brutaliteti dhe barbaria e Putinit!

Evropë

Brutaliteti dhe barbaria e Putinit!

Nga: Oyvind Sotvik Rekstad, shkrimtar Më: 16 korrik 2023 Në ora: 17:23
Vladimir Putin

Asnjëherë nuk e kisha imagjinuar një sulm kaq të egër rus ndaj një populli vëlla, ishte postimi im i debatit të 2018-ës , i cili ka mbetur i vlefshëm. Presidenti i Rusisë u vlerësua shumë si lider, pohoja në një koment për lojën e pushtetit në Kremlin (Dagbladet 1 dhjetor 2018). Në atë kohë, zgjuarsia, ashpërsia dhe "aftësia e tij për të arritur qëllimet e tij" u ekzagjeruan dhe u mbivlerësuan nga "ekspertët" e të gjitha kampeve, nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme, nga mbështetësit edhe nga kritikët.

Nga atëherë, enigma e Putinit është bërë edhe më e habitshme, por edhe brutale në të njëjtën kohë.

Nuk është aq e lehtë të dallojsh diçka kaq të prekshme si një qëllim, kur dikush përpiqet të nënshtrojë fqinjët, duke i përdhunuar, mbytur dhe duke i bërë hi shtëpitë e tyre.

Por në një dekadë ku Trump dhe Le Pen, gjithnjë e më shumë lundruan në një valë autoritare, këta u lejuan të ngacmojnë liderët demokratë dhe t'i shkarkojnë ata si të dobët! Presidenti rus u mbajt si jashtëzakonisht i fortë, si njeriu me një M të madhe i cili e dinte se çfarë donte.

Edhe kur aktivistët dhe komentatorët norvegjezë të të drejtave të njeriut kritikuan përdorimin e metodave të KGB-së, për vrasjen e kundërshtarëve dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e vendeve të tjera, një lloj njohjeje dukej se shkëlqeu.

Përkundrazi, ai përdori zgjidhje më pak burrërore,si shpikja e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, shprehur me një fshehje  të pafuqisë së tij përmes shakave të lehta.
Në kohën kur i publikova këto fjalë, nuk më kujtohet të kisha lexuar ndonjë analizë të thellë se çfarë duhej të përbëj më saktësisht gjenialiteti ose aftësia e tij unike për të përcaktuar qëllimet dhe për t'i arritur ato.

Por një aftësi e tillë me siguri nuk kishte nevojë për analiza apo prova….)

Pjesa më e madhe e mitit rreth "Putinit dinak dhe të fortë" është zbehur pas 17 muajsh dështimi dhe turpi në Ukrainë…)

Kur ai ishte me kilometra larg arritjes së "qëllimeve" të tij pesë vjet më parë, ai tani  është qindra kilometra katrorë larg nga mundësia për t'i arritur ato me majat e gishtave të tij!

Fjalë për fjalë, citohet kur haptas deklaron se;

"Unë do t'i kap terroristët kudo, dhe nëse i gjej në toalet, do t'i hedh poshtë."

Fjalë të ashpra i përkasin një njeriu që shpeshherë nuk guxon të lakojë asnjë fije floku mbi “terroristët” guvernatorët dhe oligarkët…)

Të sapoardhurit në Kremlinologji do të befasohen kur të mësojnë se Dmitry Medvedev, i cili pothuajse çdo ditë mban një shfaqje të re të luftës bërthamore, konsiderohej për dhjetë vjet, se drejtonte krahun liberal dhe intelektual në Kremlin.

"Në hierarkinë e pushtetit të Rusisë, Putini është më shumë një ndërmjetës shtetëror sesa një car absolut i muskujve", e përshkrova situatën në 2018.

Duke pasur parasysh brutalitetin absurd në terren, krahasimi me Sunnmøring Mats Ruland me siguri tingëllon krejtësisht i egër, por arsyetimi shkoi si vijon:

Në një regjim autoritar të markës siciliane, të Azisë Qendrore apo sovjetike, personi apo familja më e fuqishme është ai të cilit të gjithë i detyrohen diçka, duke siguruar kështu vlerat e secilit, kundër të qenit i mbrojtur nga të gjithë.

Rishpërndarja në një shoqëri të tillë është një sport me rrezik të lartë.

Putini e dinte se ishte korrupsioni dhe ekonomia e njëanshme e naftës që penguan përparimin, ai nuk e preku këtë, sepse do të dobësonte pasurinë e miqve të fuqishëm që do të humbnin vlerat.

Edhe sikur Putini të kishte arritur të merrte Ukrainën, e drejta ndërkombëtare shpërblehet gjithashtu për shtetet e mëdha dhe një çmim për paqe duhet t'i jepej kujtdo që do të arrinte të bindë Putinin në janar 2022 se një sulm i suksesshëm ndaj Ukrainës do t'i kishte bë dëmin më të madh interesave të Rusisë.
Përveç kësaj, thuhet se inteligjenca ruse ka bërë gabimet më banale.

Nga nënvlerësimi i gatishmërisë së ukrainasve për të luftuar për vendin e tyre deri tek deklarimi se “ata në fakt nuk e konsideronin veten ukrainas”, ishte një koment i  poshtër nga vetë ministri i mbrojtjes në Moskë se "sa pak ukrainas "ndihej" familja e vetë Sergei Shoigu!

Okupimi i Krimesë u përshkrua si një goditje e gjeniut ushtarak, por ndoshta nuk është aq e vështirë të marrësh nën kontroll një gadishull pro-rus kur tashmë ka mijëra ushtarë atje, të cilëve mungon ndjenja e turpit.

Të paktën doli të ishte shumë më e lehtë sesa të merrte pjesën tjetër të Ukrainës, kur "të gjithë" menduan se Kievi do të merrej brenda tre ditësh….) "Tani ai nuk mund të durojë më”…)

Pyetni "ekspertët rusë". “Ulu. Shihni çfarë ndodh”, është gjithçka që mund të përgjigjemi…! Dhe a nuk duhet të jetë një nga planet e çuditshme të Putinit që ne duhet të falënderojmë për përforcimin suedez dhe finlandez të NATO-s?

A mund të ketë qenë NATO e maskuar, apo rendi botëror liberal?

Në Norvegji ne pohojmë dhe e duam "rendin botëror liberal", por a mund të mbijetojmë brutalitetin e Rusisë? Padyshim që kemi nevojë për më pak naivitet, mbrojtje më të fortë dhe bashkëpunim më të thellë midis Forcave të Armatosura dhe industrisë së mbrojtjes dhe nuk mund të përsërisim gabimin që të varemi plotësisht nga një burim strategjiki Rusisë! A mund t'i besojmë plotësisht një fuqie të madhe përsëri?

Nga norvegjishtja

H.Rafuna

Dt:16.07.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat