​Greqia ”mbytet” nga vapa, Akropoli pjesërisht i mbyllur

Evropë

​Greqia ”mbytet” nga vapa, Akropoli pjesërisht i mbyllur

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Edhe Akropoli i Athinës do të jetë i mbyllur gjatë orëve më të nxehta të së nesërmes dhe për të tretën ditë radhazi.

Kjo është bërë e ditur sot nga autoritetet greke për shkak të temperaturave të larta që mund të arrijnë deri në 41°C.

Si ditën e djeshme ashtu edhe sot, trashëgimia botërore e UNESCO-s është përmbytur nga turistë, por pas vendimit të marrë nga autoritetet greke, nuk do të mirëpresë asnjë vizitor nga ora 11:30 deri në 17:30 me orën lokale.

Që nga e enjtja, kur temperaturat nga termometrat filluan të rriten ndjeshëm, Kryqi i Kuq është vendosur në këmbët e Akropolit për të ndihmuar turistët që mund të jenë viktima të goditjes së diellit ose të fikëti dhe ka shpërndarë më shumë se 50 mijë shishe ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat