“Kjo ide është e përjetshme”, nipi i kriminelit Millosheviq merr pozitë të lartë në partinë e Daçiqit

Evropë

“Kjo ide është e përjetshme”, nipi i kriminelit Millosheviq merr pozitë të lartë në partinë e Daçiqit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:43
Slobodan Milosheviq, Marko Milosheviq dhe Ivica Daçiq

Nipi i kriminelit të luftës, Slobodan Milosheviq, Marko Milosheviq është anëtarësuar në Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) që udhëhiqet nga Ivica Daçiq derisa më parë ishte udhëhequr nga kryekrimineli i Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

Sipas raportimeve në mediat serbe, Marko Milosheviq u pranua në Komitetin Kryesor të Partisë Socialistë të Serbisë, pas së cilës në një fjalim tha se ideja e socializmit është pasioni i tij i madh.

“Më vjen mirë që jam në praninë e miqve të mi të dashur, shokëve të partisë. Për mua, kjo ide është e përjetshme dhe më vjen mirë që ekziston në këtë vazhdimësi dhe do të vazhdojë të ekzistojë”, tha Millosheviq.

Derisa tha se do të bëjë të pamundurën për të kontribuar, një anëtare e Kryesisë së partisë më një foto me të, Ana Grozdanoviq shpërndau foton e Markos në Instagram, duke e lidhur me Slobodan Millosheviqin.

“I dashur Marko, nuk mund të kesh një takim më të mirë se sot, që është ditëlindja e partisë. Nga sot ju jeni anëtar i Bordit Kryesor – si nipi i Slobodan Millosheviqit, prandaj ne jemi tashmë krenarë për ju dhe pse të gjithë jemi në dispozicionin tuaj nga thellësia e zemrës tonë. Sepse të gjithë i jemi mirënjohës gjyshit tuaj dhe presidentit tonë, për çka ju përgëzoj nga zemra dhe besoj se rezultatet tuaja do të jenë më të dukshme dhe do të sjellin shumë të mira në Serbinë tonë të bukur. Ju keni një motiv, që është ta plotësosh dëshirën e gjyshit tënd për ta ruajtur Serbinë! Paç fat dhe jetë të gjatë”, ka shkruar ajo.

Kryetari i SPS-së, Daçiq, më herët ka deklaruar se do të propozojë që Marko Millosheviq të përfshihet në Kryesinë e SPS-së dhe kjo është konfirmuar të ketë ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat