Zjarret në Greqi, digjen shtëpitë e para

Evropë

Zjarret në Greqi, digjen shtëpitë e para

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:48
Greqi

Greqia dy ditët e fundit po përballet me zjarre masive që kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit.

Si pasojë e përhapjes me shpejtësi e vatrave të zjarrit janë djegur edhe shtëpitë e parë në vendbanimet e Nea Zoit.

Në kuadër të kësaj situate emergjente Mbrojtja Civile ka bërë apel për banorët e Nea Zois Mandras dhe Neos Pontos Elefsina, që të largohen nga vendbanimet e tyre pasi u rrezikohet jeta nga zjarri.

Njëkohësisht forca të shumta policie ndodhen në terren dhe po punojnë për të bindur banorët që të lënë shtëpitë e tyre që janë të rrezikuara nga zjarret.

Një ndër frontet më të vështira të zjarrit mbetet zona e Dervenochoria. Gjithashtu edhe zona të tjera si të Nea Zoit dhe Neo Pontos janë nën “pushtetin” e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat