Dodik: Republika Srpska dërgon propozim në Bruksel për të shtensionuar krizën në Bosnje dhe Hercegovinë

Evropë

Dodik: Republika Srpska dërgon propozim në Bruksel për të shtensionuar krizën në Bosnje dhe Hercegovinë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 17:06
Millorad Dodik

Milorad Dodik tha se Republika Srpska sot dërgoi propozimin e saj në Bruksel për të shtensionuar krizën në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Propozimi nënkupton të theksohet se çfarë thotë Kushtetuta, që është se BiH është e përbërë nga dy njësi dhe tre popuj përbërës, të ndarë territorialisht sipas parimit të 49:51 dhe se ne duhet ta respektojmë këtë, ashtu siç duhet të respektojmë zonën zgjedhore të popullit,” u tha Dodik gazetarëve në Banja Luka.

Sipas tij, kjo është baza mbi të cilën Bosnja dhe Hercegovina mund të shkojë më tej.

Dodik deklaroi se në aspektin operacional u propozua që të vihen për shqyrtim të gjitha çështjet e hapura, pra që 14 prioritete nga Opinioni i Komisionit Evropian të zgjidhen së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat