BE-ja shpreson të rrisë eksportet e Ukrainës përmes rrugëve tokësore

Evropë

BE-ja shpreson të rrisë eksportet e Ukrainës përmes rrugëve tokësore

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka thënë se po kërkon zgjërimin e rrugëve të eksportit të mallrave bujqësore nga Ukraina nëpërmjet rrugëve tokësore dhe hekurudhore.

Sipas Komisionit Evropian, rreth 60% e grurit ukrainas transportohet tashmë përmesatyre që BE-ja i quan korsi solidariteti.

“Ka mënyra të tjera për të nxjerrë grurin nga Ukraina, për shembull përmes Rumanisë dhe Polonisë”.

“Nëse rusët vazhdojnë në këtë politikë për të parandaluar Ukrainën të eksportojë grurë dhe plehra, ne do të duhet të gjejmë mënyra të tjera për ta nxjerrë grurin jashtë”, tha kryeministrit irlandez, Leo Varadkar, shkruan DW.

Por eksporti i mallrave ukrainase nëpërmjet Evropës ka shkaktuar probleme në tregjet lokale në Poloni dhe disa vende të tjera të BE-së, të cilët mund të mos jenë të lumtur të shohin një rritje të tillë.

Kjo, siç shkruan DË, mund të jetë arsyeja pse BE-ja po mbështet gjithashtu përpjekjet e OKB-së dhe Turqisë për ta rikthyer Rusinë në marrëveshjen e Detit të Zi, raporton Reuters, duke cituar një zyrtar të lartë të BE-së.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, dënoi gjithashtu vendimin e Rusisë për të mos zgjatur marrëveshjen, duke e quajtur atë “një nga gjërat më të këqija që Putini mund të kishte bërë”.

“Kjo do të thotë se qindra mijëra njerëz në mbarë botën do të privohen nga ushqimi bazë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat