Blerja e armatimit nga Rusia, Escobar: Kemi paralajmëruar Serbinë për sanksione të mundshme

Evropë

Blerja e armatimit nga Rusia, Escobar: Kemi paralajmëruar Serbinë për sanksione të mundshme

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 21:22
Vuqiq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Serbinë për sanksione të mundshme mandatore për shkak të blerjeve të pajisjeve ushtarake nga Kina dhe Rusia.

Kështu është përgjigjur i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pasi që është pyetur nga një kongresit në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve.

“Serbia ka importuar armë nga Kina duke përfshirë edhe dron, si e ndikon kjo aspiratën serbe për anëtarësim në BE sepse ka embargo evropiane ndaj armatimit të tillë”, ishte pyetja që kongresisti i parashtroj emisarit Escobar.

Escobar u përgjigj se kjo e cenon këtë gjë.

“Një prej diskutimeve që kemi për Serbinë është që sanksionet që janë ndaj tyre është se nuk mund të blejnë armatim rus pra është ulur prokurimi rus, por është rritur blerja e armatimit nga Kina që nuk është e sanksionuar nga ne”, tha Escobar.

Pas kësaj kongresisti sërish i parashtroj një pyetje tjetër. “A mund ta kuptojmë këtë që ato 30 tanke dhe bartëse personeli janë blerë nga Rusia, pastaj edhe sisteme të mbrojtjes por edhe helikopter sulmues. A i është komunikuar Serbisë që SHBA mund të reagojë ndaj këtyre blerjeve të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake me sanksione mandatore?”.

Escobar u përgjigj “absolutisht që po”. Kongresisti pyeti sërish se “ pra mund të thuhet që  e keni paralajmëruar Serbinë?” dhe përgjigja e Escobarit ishte “me shumë ashpërsi madje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat