“Kung fu” në plazh, çfarë ndodh në Itali kur skafi afrohet në breg

Evropë

“Kung fu” në plazh, çfarë ndodh në Itali kur skafi afrohet në breg

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 21:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Mosrespektimi i rregullave nga një skaf në një plazh të Sardenjas në Itali ka shkaktuar një sherr mes disa personave.

Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur pasi në plazhin Cala Lunga, skafi është afruar në breg të detit përtej kufizimeve duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Skafi do të merrte disa pushues të huaj.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, duket një grua që u drejtohet turistëve të huaj e inatosur pasi nuk kishin respektuar distancën nga bregu i detit. Në moment e sipër ajo është shtyrë nga një prej turistëve të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat