Lukashenko do të ketë fatin e Putinit, PE i hap luftë diktatorit bjellorus - bën thirrje për arrestimin e tij

Evropë

Lukashenko do të ketë fatin e Putinit, PE i hap luftë diktatorit bjellorus - bën thirrje për arrestimin e tij

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 08:15
Alexander Lukashenko

Alexander Lukashenko, presidenti bjellorus duket se ka filluar të vuajë pasojat e mbështetjes së tij për presidentin rus, Vladimir Putin. Ditën e djeshme, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) që të lëshojë një urdhër arresti kundër diktatorit bjellorus.

“Me Gjykatën Ndërkombëtare Penale, që tashmë ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova, eurodeputetët i bëjnë thirrje GJNP-së që të shqyrtojë një urdhër arresti të ngjashëm për Alexander Lukashenko”, tha parlamenti, në deklaratën e tij.

Organi legjislativ i BE-së theksoi se Bjellorusia nën regjimin e Lukashenkos ka përgjegjësi për krimet e kryera kundër Ukrainës, veçanërisht për dëbimin e fëmijëve ukrainas.

Parlamenti bëri thirrje për "të gjithë hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar", për të siguruar ndjekjen penale të udhëheqësve bjellorusë përgjegjës për këto akte. Në një denoncim të gjerë të regjimit të Lukashenkos, parlamenti dënoi abuzimet e tij të të drejtave të njeriut, shprehu kundërshtimin ndaj pjesëmarrjes së atletëve bjellorusë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe bëri thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe sanksione më të ashpra të BE-së.

Deklarata gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Europian të mbështesë më me vendosmëri opozitën demokratike bjelloruse. Organizata antiqeveritare bjelloruse e Menaxhimit Kombëtar të Anti-Krizës dorëzoi prova në ICC më 27 qershor se presidenti Lukashenko dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë e rusë janë përgjegjës për dëbimin me forcë të të paktën 2,100 fëmijëve ukrainas në Bjellorusi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat