Putin “buzë humnerës”, kush janë “Ozeros” - ja dy njerëzit që po përgatiten t’i zënë karrigen

Evropë

Putin “buzë humnerës”, kush janë “Ozeros” - ja dy njerëzit që po përgatiten t’i zënë karrigen

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:46
Vladimir Putin

Nëse kishte një mësim që nxori presidenti rus Vladimir Putin, nga rebelimi i grupit mercenary Wagner, është se “nuk i duhet besuar as xhaketës”. Megjithatë, ajo nuk ishte as tradhtia e parë, e me gjasë nuk do të jetë as e fundit.

Siç kanë shkruar së fundmi mediat britanike, rrethi i brendshëm i Vladimir Putinit po komploton për të rrëzuar tiranin për t'i dhënë fund luftës së tij katastrofike në Ukrainë, paralajmëroi një ish-oficer rus. Igor Girkin pretendon se miqtë e Putinit, të quajtur "Ozeros", planifikojnë të sabotojnë operacionet ushtarake ruse pas rebelimit të armatosur befasues të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Rebelimi i Prigozhin

Rebelimi “i zjarrtë” i Prigozhin  u ndal papritur  pasi ai arriti një marrëveshje me Putinin, duke i dhënë fund një 24-orëshi të përgjakshëm, gjatë të cilit forcat e Wagnerit të arrinin 125 milje larg Moskës. Por Girkin beson se kryengritja e Prigozhin ishte e suksesshme pasi “ndezi” një luftë të furishme për pushtet në Kremlin dhe rebelimi “i rrufeshëm” ekspozoi përçarje në kontrollin gjithnjë e më të dobët të Putinit  mbi pushtetin.

Të paktën tetë drejtues të lartë rusë janë arrestuar ose pezulluar, në një spastrim masiv, pasi shefi i mbrojtjes së Putinit po kërkon të pastrojë "gjakun e keq" në Kremlin. Mendohet se një numër i rrethit të brendshëm të Putinit e dinin për grushtin e shtetit përpara se të ndodhte.

Edhe Tom Roberts, profesor i Studimeve Ruse, të Evropës Lindore dhe Euroaziatike në Kolegjin Smith, tha se "kryengritjet ekspozuan mosmarrëveshjet dhe paqëndrueshmërinë midis elitave të Rusisë, duke përfshirë udhëheqjen ushtarake". "Veprimet e Putinit gjithashtu duket se e konfirmojnë këtë", shtoi ai.

Planet e “Ozeros”

I krijuar në vitin 1996, grupi me bazë në Leningrad përfshin disa nga biznesmenët dhe bankierët më të pasur dhe më të fuqishëm të Rusisë, shumë prej tyre me poste shumë të rëndësishme në Kremlin.

Girkin, një bloger i shquar ushtarak rusm pretendon se rrethi besnik tani po komploton për të rrëzuar Putinin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai pretendoi se ata do të synonin ministrinë ruse të mbrojtjes, FSB-në dhe departamentet e tjera të mëdha dhe do të zëvendësonin Putinin.Presidenti rus ka ndërtuar të gjithë sistemin e tij politik rreth besnikërisë, dhe ngritja e "Ozeros" në pushtet dhe pasuria e tyre marramendëse, ka qenë “shqetësim” për shumë të tjerë në Kremlin. Vladimir Yakunin u bë kreu i Hekurudhave Ruse të drejtuara nga shteti, ndërsa Yuri Kovalchuk u bë kreu i Bankës së suksesshme Rossiya.

Dhe Andrei Fursenko tani është një ndihmës i Kremlinit. Yakunin e përshkroi "Ozeros" si "një grup të vogël njerëzish të bashkuar nga interesat e përbashkëta dhe, natyrisht, besnikë ndaj vendit, që donin të bënin gjithçka që mundëm që gjithçka të shkonte mirë".

“Pasardhësit” e Putinit

Ndërsa Putin përpiqet të ruajë sundimin e tij, Girkin tha se rrethi i tij i brendshëm i fuqishëm tani dëshiron ta rrëzojë atë, dhe të vendosë shefin e Wagner Prigozhin ose Sergey Kiriyenko, shefin e kabinetit të Putinit në pushtet. Sipas gazetës ruse Meduza, Kiriyenko, 60 vjeç, po përpiqet të shfaqet si një pasardhës i mundshëm dhe dinjitoz i Putinit. Girkin tha: "Fuqia brenda mafias në pushtet aktualisht po rishpërndahetfiks siç është planifikuar nga komplotistët pas grushtit të shtetit. Kulla Shoigu-Vorobiev-Sobyanin" ka humbur disa nga shtyllat e saj, megjithëse nuk është shkatërruar plotësisht”.

Mikhail Rostovsky, një ekspert i politikës ruse, tha se Prigozhin mund të jetë një pasardhës i mundshëm po ashtu. "Nëse Wagner është i domosdoshëm për shtetin rus, atëherë Prigozhin është i domosdoshëm për Wagner," tha Rostovsky.

“Krerët e pushtetit zyrtar rus dhe agjencitë e zbatimit të ligjit ndryshohen lehtësisht me ndihmën e një dekreti të vetëm presidencial.

Në rastin e strukturës së krijuar nga Yevgeny Prigozhin, gjithçka është krejt ndryshe. Wagner është Prigozhin, dhe Prigozhin është Wagner, dhe jashtë lidhjes me njëri-tjetrin, ata thjesht nuk mund të ekzistojnë. Po kështu, Wagner nuk mund të ekzistojë pa Rusinë dhe pa buxhetin e shtetit rus”, përmbylli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat