Rrëzohet një aeroplan në Shtoj, lëndohen dy persona

Evropë

Rrëzohet një aeroplan në Shtoj, lëndohen dy persona

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Shtoj të Malit të Zi, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Nga rrëzimi i aeroplanit në Komunën e Ulqinit janë lënduar piloti Suad Memiq, 48-vjeç dhe Fahrudin Hajdarpashiq, 49.

Lajmi është konfirmuar për vijesti.me nga policia e kësaj komune, duke shtuar se personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Memiq dhe Hajdarpashiq gjendeshin në një aeroplan të vogël turistik, i cili pothuajse çdo ditë transportonte turistë për turne ajrore në bregdetin e Ulqinit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat