Zgjerohet hetimi për skandalin ‘Katargate’, policia kontrrollon në shtëpinë e një tjetër eurodeputeteje

Evropë

Zgjerohet hetimi për skandalin ‘Katargate’, policia kontrrollon në shtëpinë e një tjetër eurodeputeteje

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 00:54
Maria Arena

Policia bastisi shtëpinë e eurodeputetes socialiste, belge Maria Arena të mërkurën, si pjesë e hetimit të Katargate, një skandal korrupsioni që ka në qendër Parlamentin Evropian.

Disa ligjvënës nga grupimi i socialistëve dhe demokratëve të qendrës së majtë të Arenës janë vënë në hetim, por deri më sot, Arena nuk u akuzua apo as u mor në pyetje nga prokurorët belgë.

Megjithatë, ajo u përmend në një urdhër-arresti në fillim të këtij viti bashkë me një grup deputetësh dhe ish-deputetit Pier Antonio Panzeri për të rritur ndikimin e Katarit në Bruksel.

Ajo ka mohuar çdo përfshirje në skandal. Ajo është eurodeputetja e katërt që përfshihet në skandal, pasi Eva Kaili, Marc Tarabella dhe Andrea Cozolino u akuzuan.

Panzeri pranoi fajin e tij dhe bëri një marrëveshje me prokurorët në këmbim të një dënimi të reduktuar. Eurodeputetët e tjerë kanë deklaruar pafajësinë e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat