Erdogan mbetet “duarbosh”, si e tradhtoi Rusia - Turqinë me marrëveshjen e grurit

Evropë

Erdogan mbetet “duarbosh”, si e tradhtoi Rusia - Turqinë me marrëveshjen e grurit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:49
Rexhep Tajip Erdogan

E ardhmja e marrëveshjes së grurit midis Rusisë dhe Ukrainës varet në “fije të perit”. Ka ende një dritë në horizont, të paktën nëse dëgjon presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas të cilit Vladimir Putin do të donte që "kjo urë humanitare të vazhdojë". Në gusht të dy udhëheqësit duhet të takohen në Turqi, me Ankaranë që ende shpreson për “tym të bardhë” në mënyrë që të forcojë imazhin e saj diplomatik në arenën ndërkombëtare.

Përpara se Rusia të vendoste për tërheqjen pëfundimtare nga marrëveshja, “The Kyiv Independent” shkruante se  Moska po zbatonte masa në rajonet e pushtuara të Ukrainës në gjendje ta lejonte atë të eksportonte produkte bujqësore vendase, përfshirë grurin, në Kinë dhe destinacione të tjera.

Mjetet softuerike ruse mund të automatizojnë procesin e mbledhjes dhe analizimit të informacionit mbi produktet bujqësore, të cilat më pas mund të eksportohen jashtë Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EUE) të drejtuar nga Moska.

Në maj, “Asia Times” raportoi se Kremlini po përshpejtonte ndërtimin e një korridori, të ashtuquajturit Korridori i Kokrrave të Tokës së Re, në rajonin e tij të Lindjes së Largët në një përpjekje për të eksportuar më shumë grurë në Mongolinë e Brendshme në Kinën verilindore. Mediat kineze thanë se sapo të zgjidhen tarifat, kuotat dhe problemet logjistike, Kina do të importojë më shumë grurë dhe elb nga Rusia, në mënyrë që të reduktojë varësinë nga produktet bujqësore strategjike të importuara nga vendet perëndimore, duke përfshirë Australinë, SHBA, Kanadanë dhe Francën. Ideja u propozua fillimisht nga Pekini në vitin 2012 dhe mori mbështetjen e Putinit dhe Xi Jinping në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat