Greqia digjet nga vapa dhe zjarret, temperatura 45 gradë, mbyllen atraksionet turistike

Evropë

Greqia digjet nga vapa dhe zjarret, temperatura 45 gradë, mbyllen atraksionet turistike

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:35
Greqia

Një fundjavë ferri, është ajo që e pret Greqinë, teksa meteorologët paralajmërojnë për temperatura deri në 45 gradë celsius.

Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe atraksionet turistike të tilla si Akropoli, do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë orëve të pikut.

Ekspertët thonë se kjo mund të kthehet në fundjavën më të nxehtë në 50 vite, ndërsa Athina do të përvëlohet me temperatura mbi 40 gradë për 6 deri në 7 ditë, nga fundi i korrikut.

Aktualisht jetoj në Danimarkë, dhe erdhëm në një vend të ngrohtë, për të vizituar plazhet. Por i nxehti qenka i padurueshëm. Është e tmerrshme”, tha Michele Albano.

Sakaq zjarrfikësit vijojnë betejën me dhjetëra zjarre. Zyrtarë të mbrojtjes civile dhe shërbimeve të emergjencës po paralajmërojnë për një rrezik tejet të lartë të vatrave të reja përreth vendit. Atika perëndimore, në perëndim të Athinës, është mes zonave më të goditura, bashkë me Lakonian në Peloponezin jugor dhe ishullin e Rodosit. Shumë qytetarë kanë humbur banesat e tyre, e të tjerë refuzojnë thirrjet e autoriteteve për evakuim, në përpjekjen për t’i shpëtuar ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat