Zjarret në Rodos detyrojnë qindra pushues të largohen nga hotelet e tyre

Evropë

Zjarret në Rodos detyrojnë qindra pushues të largohen nga hotelet e tyre

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 17:52
Greqi

Zjarret në ishullin grek, Rodos kanë detyruar qindra pushues të largohen nga hotelet e tyre. Imazhet tregojnë qiellin mbi ishullin plot tym. Katër lokacione janë evakuuar, duke përfshirë dy resorte bregdetare.

Flakët kanë arritur në tre hotele, të cilat gjithashtu janë evakuuar, sipas mediave lokale.

Zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Yannis Artopios tha se më shumë se 200 zjarrfikës dhe 40 automjete zjarrfikëse po operonin në terren, të ndihmuar nga tre avionë dhe pesë helikopterë. Tre anije të rojes bregdetare si edhe një nga ushtria, po evakuonin pushuesit nga dy plazh të ishullit.

Kujtojmë që zjarret masive kanë përfshirë Greqinë prej ditësh si pasojë e valës së të nxehtit që vazhdon në Evropën Jugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat