Makina humb kontrollin dhe hyn në një panair, 5 të plagosur

Evropë

Makina humb kontrollin dhe hyn në një panair, 5 të plagosur

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Të paktën pesë persona u plagosën, njëri prej tyre rëndë, kur një makinë u përplas me turmën në një ekspozitë makinash klasike në Hannover të shtunën, tha policia dhe departamenti i zjarrfikësve.Shfaqja e makinave po zhvillohej në Schützenplatz, një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh që përdoret për ngjarje.

Sipas policisë, shkak i aksidenti dyshohet se është bërë një defekt në makinë.

Zëdhënësi i policisë Dennis Schmitt tha se nuk kishte prova për një lidhje me terrorizmin dhe makina u konfiskua për inspektim. Dëshmitarët thanë se shoferi ishte i tronditur kur doli nga automjeti.

Dëshmitarë të tjerë përshkruan se si të plagosurit fluturuan disa metra në ajër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat