Zgjedhjet në Spanjë, sfidë në sigurinë politike

Evropë

Zgjedhjet në Spanjë, sfidë në sigurinë politike

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Spanja pritet të përballet me pasiguri politike, pasi e djathta nuk arriti të fitojë shumicën e parashikuar në zgjedhjet e së dielës.

Lideri i partisë konservatore të opozitës spanjolle, Alberto Núñez Feijóo, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme, por pa rezultatin që i nevojitej.

Edhe me mbështetjen e së djathtës ekstreme, Partia e tij Popullore (PP) nuk ka arritur një shumicë në Parlament. Brohoritjet në kampin rival socialist ishin po aq të zhurmshme sa që kryeministri socialist Pedro Sánches deklatori se "Blloku reaksionar ka dështuar".

Ndërsa të dyja mund të pretendojnë sukses, Spanja ka mbetur me një rezultat jo përfundimtar.

Por Sánchez është shfajësuar në vendimin e tij të diskutueshëm për të thirrur zgjedhjet në vapën e verës spanjolle, kur temperaturat e ditës së zgjedhjeve arritën në 40 gradë Celsius, në disa pjesë të vendit. Pjesëmarrja arriti në 70%, pasi votuesit ndien rëndësinë e zgjedhjeve, duke u shkëputur nga pushimet e tyre për të votuar me rroba banje dhe me veshje plazhi.

"No pasarán", që i bie nuk kalon, brohoritën përkrahësit jashtë selisë së socialistëve, duke iu referuar partisë së ekstremit të djathtë Vox dhe sloganit antifashist të luftës civile spanjolle.

Megjithatë, Feijóo u tha mbështetësve konservatorë se tani ishte detyra e tij të përpiqej të formonte një qeveri.

“Spanjollët e dinë që ne kemi kaluar nga forca e dytë në partinë me më shumë vota Shpresoj që kjo të mos nisë një periudhë pasigurie në Spanjë”, ka thënë Feijoo.

Por duket se kjo është pikërisht ajo me të cilën po përballet Spanja. Pasi me Vox-in me 33 vende dhe partinë e Feijóo-s me 136, ata do të arrijnë shtatë vende më pak nga një shumicë absolute prej 176 në Parlament, kështu që rezultati më i mundshëm është edhe një palë zgjedhje në fundit të vitit.

Kjo është arsyeja pse socialistët e Sánches-it dhe aleatët e tij të majtë, Sumar, dukeshin më të lumtur.

"Blloku reaksionar i regresionit, i cili përcaktoi një përmbysje të plotë të të gjitha përparimeve që kemi arritur gjatë katër vjetëve të fundit, ka dështuar," u ka thën Sanches mbështetësve.

E djathta e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Sánches-in për shkak të një ligji të strukturuar keq mbi pëlqimin seksual, si dhe reformave mbi abortin dhe të drejtat e transgjinorëve.

Por opozita synoi gjithashtu mbështetjen që ai mori nga nacionalistët katalanas dhe baskë, duke argumentuar se lëshimet që ai u bëri atyre kërcënonin unitetin territorial të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat