“Ik sa më shpejt”, shpërthimi i depos së armatimit në Volos, gazetarja tmerrohet gjatë raportimit live

Evropë

“Ik sa më shpejt”, shpërthimi i depos së armatimit në Volos, gazetarja tmerrohet gjatë raportimit live

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 09:09
Greqi

Një gazetare po raportonte live gjatë shpërthimit të një depoje armatimi, në të cilën mbahen predhat dhe armatimet e avionëve të ushtrisë greke në Volos të Greqisë.

Burime policore thanë se flakët përfshinë një depo në të cilën mbaheshin armatimet e avionëve F16 të ushtrisë greke.
“Është shumë keq, ka flakë, ka shpërthyer”, thotë gazetarja.

“Nëse mund të ikësh ik sa më shpejt”, dëgjohet të thotë gazetari nga studioja e lajmeve.

Në zonë dëgjohen shpërthime të shpeshta por ende nuk dihet nëse ka viktima. Më herët flakët që djegin zonën ishin afruar frikshëm bazës ajrore ndërsa pak me tej marina detare mundi të evakuojë nga një plazh i zonës, banorët e një fshati dhe pushuesit që ndodheshim aty.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat