Gjendet alpinisti i zhdukur 37 vjet më parë/ Shkrirja e akullnajës zbuloi sendet e tij

Evropë

Gjendet alpinisti i zhdukur 37 vjet më parë/ Shkrirja e akullnajës zbuloi sendet e tij

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 20:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Misteri i zhdukjes së një alpinisti gjerman në viti 1986 u zbulua pas shkrirjes së akullnajës afër Matterhornit në Zvicër.

Trupi u zbulua në fillim të këtij muaji nga alpinistët që po kalonin tek akullnaja Theodul.

Ata vunë re një çizme dhe sende të tjera brenda akullit.

Pas analizave të ADN-së, u konstatua se mbetjet i përkisnin një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vjet më parë.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi në atë kohë nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.

Policia asokohe nuk e kishte përmendur emrin e alpinistit dhe i vetmi detaj ishte se ishte 38 vjeç kur u zhduk gjatë një ekspedite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat