Më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi

Evropë

Më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas u dërguan në Rusi

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 13:39
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe për Lovava-Belovan.

Më shumë se 700.000 fëmijë ukrainas janë dërguar nga Ukraina në Rusi qëkur filloi pushtimi rus i Ukrainës, ka thënë të hënën Maria Lavova-Belova, komisionerja për të drejtat e fëmijëve e Rusisë.

Në një raport të publikuar më 30 korrik, Lvova-Belova tha se shumica e këtyre fëmijëve erdhën në Rusi “të shoqëruar nga prindërit apo të afërmit e vet”.

Më 17 mars, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për Lovava-Belovan.

Ata akuzohen se janë përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas drejt Rusisë – që është krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve ukrainase më 31 korrik 2023, që nga 24 shkurti 2022, 19.546 fëmijë janë dërguar nga Ukraina në Rusi.

Këto janë rastet e vetme të regjistruara zyrtarisht, kur një prind, kujdestar apo dëshmitar i dëbimit të fëmijës e ka raportuar rastin në zyrën shtetërore për informim të Ukrainës.

Aktivistët ukrainas për të drejtat e njeriut ngulin këmbë se qindra mijëra fëmijë janë zhvendosur detyrimisht nga Ukraina.

Shumica e fëmijëve janë marrë nga rajonet e Mariupolit, Hersonit, Karkovit dhe Kievit./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat