Meloni ndalon ndihmën sociale për të papunët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta

Evropë

Meloni ndalon ndihmën sociale për të papunët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:27
Giorgia Meloni

Qeveria e Giorgia Melonit ka vendosur që duke filluar nga nesër më 1 gusht, institucioni italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë ndihmën sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta.

Kjo është një masë e miratuar nga qeveria e Giuseppe Conte, në mars 2019, me qëllim mbështetjen e qytetarëve më të varfër të vendit dhe mesatarisht korrespondonte me 550 euro në muaj.

Ky vendim përfshin familjet në të cilat ka qytetarë që konsiderohen të aftë për të kërkuar një punë të re. Por vendimi shkaktoi pakënaqësi, veçanërisht në shumë rajone të jugut italian me një shkallë të lartë papunësie.

Në të njëjtën kohë, kushdo që nuk ka të drejtë të marrë këtë ndihmë do të mund të aplikojë për grant prej 350 euro në muaj për një periudhë njëvjeçare, me kusht që të ndjekë njëkohësisht kurse të formimit profesional.

Opozita e qendrës së majtë dhe Pesë Yjet akuzojnë qeverinë Meloni se, duke hequr “ndihmën sociale”, ka nisur në mënyrë efektive një “luftë kundër qytetarëve më të varfër”.

Kryeministrja italiane dhe partitë që mbështesin qeverinë e saj thanë se këto janë masa që nuk mund të shndërrohen në ndihma të përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat