Zgjedhjet në Serbi, zbulohen prapaskenat e vendimit - ja si Vuçiç po kërkon ‘të blejë’ kohë për t’i shpëtuar humbjes

Evropë

Zgjedhjet në Serbi, zbulohen prapaskenat e vendimit - ja si Vuçiç po kërkon ‘të blejë’ kohë për t’i shpëtuar humbjes

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 07:41
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur sërish zgjedhjet në prill ose maj 2024.  Megjithatë, duket se vendimi i tij fsheh një sërë prapaskenash, në përpjekje për të “mbajtur me thonj” pushtetin, në një kohë kur karrigia e tij lëkundet më shumë se kurrë.

Bashkëbiseduesit e medias serbe “Danas” theksojnë se data e zgjedhjeve lokale është padyshim në pranverën e vitit të ardhshëm, ndaj bashkimi me ato parlamentare sigurisht do të ndodhë.

Ata thonë se kështu Vuçiç mund të “blejë” kohë, për të formuar lëvizjen e tij popullore, megjithëse sipas tyre asnjëherë nuk duhet pasur plotësisht besim tek ai.

“Zgjedhjet do të jenë patjetër vitin e ardhshëm, ka mjaft kohë që presidenti të kryejë konsultimet kombëtare të paralajmëruara prej kohësh në të gjithë Serbinë, të përfundojë procesin e riemërtimit të SNS dhe të formojë një lëvizje shtetformuese me të cilën do të dalë në zgjedhje”, thotë politologu Fahrudin Kladniçanin.

Sipas Millosh Pavloviçit, këshilltar i Partisë Popullore në Kuvendin e Qytetit të Beogradit, Vuçiçit nuk duhet t'i besohet, edhe për këto zgjedhje, sepse vëren ai, disa herë deri më tani ka thënë gënjeshtra.

Njoftimi i Vuçiç, sipas Aleksandër Marton, zëdhënësit të Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, është një shembull tjetër i mungesës së proceseve demokratike në vendin tonë.

“Është sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, sepse nën ndikimin e temave “të mëdha”, që dominojnë fushatën zgjedhore për Kuvendin Kombëtar, çështjet lokale humbasin plotësisht”, thotë ai. “Një parim i tillë është vështirë të gjendet edhe në vendet që nuk e kanë shijuar kurrë demokracinë”, përmbyll Marton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat