Në luftë janë ‘armiq të përbetuar’ por Zelensky dhe Prigozhin janë fqinjë, ja ku ndodhen vilat e tyre luksoze

Evropë

Në luftë janë ‘armiq të përbetuar’ por Zelensky dhe Prigozhin janë fqinjë, ja ku ndodhen vilat e tyre luksoze

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 07:47
Zelensky dhe Prigozhin

Në luftë ishin “armiq të përbetuar”, por për ironi të fatit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe pronari i organizatës ushtarake private ruse "Wagner" Yevgeny Prigozhin janë fqinj.

Thuhet se ata kanë vilat e tyre private në lagjen e afërt në vendpushimin luksoz të Forte dei Marmi në bregdetin e Detit Tirren në Toskanë, Itali, siç shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Pa dyshim vila e Zelenskyt është pesë minuta larg në këmbë nga vila e Prigozhin”, shkroi gazeta, duke saktësuar se pronat e tyre gjenden në lagjen “Vitoria Apuan” nën hijen e pishave qindravjeçare dhe bugainvilleve të lulëzuara në një resort luksoz. 

Megjithatë, Zelensky dhe Prigozhin aktualisht nuk po pushojnë në këtë resort luksoz, pasi prej 17 muajsh po bëjnë një luftë të ashpër kundër njëri-tjetrit, në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Zelensky e bleu vilën në rrugën Via Mateo Civitali në pranverën e vitit 2019, në kohën kur ishte ende thjesht një kandidat presidencial.

Sipas mediave italiane, çmimi i pronës me 15 dhoma dhe një pishinë në një kopsht fantastic ka qenë rreth 3.9 milionë euro dhe bashkëshortja e presidentit ukrainas, Olena Zelensky, ka qenë aty vetëm një herë, në verën e vitit 2022.

Sakaq, Villa Arina në Via Fratelli Rochelli në Forte dei Marma i përket familjes së Prigozhin. Në vitin 2017, në emër të tij, një sipërmarrës rus bleu këtë shtëpi luksoze, 400 metra katrorë me një kopsht 16 hektarësh dhe një pishinë për rreth 3.5 milionë euro.

Resorti i Forte dei Marmi u bë destinacion i preferuar për italianët e pasur rreth një shekull më parë, kur themeluesi i kompanisë Fiat Edoardo Agnelli bleu një vilë pikërisht aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat