Ja momenti kur droni godet ndërtesën në Moskë

Evropë

Ja momenti kur droni godet ndërtesën në Moskë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 08:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një dron kamikaz me telekomandë goditi një ndërtesë të lartë në Moskë, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sabianin. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, duke shtuar se disa UAV të tjerë ukrainas u rrëzuan nga grupet e mbrojtjes kundërajrore.

“Dronët u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore ndërsa po shkonin drejt Moskës. Njëri goditi të njëjtën ndërtesë të lartë të qytetit”, tha Sabianin përmes Telegram.

Natën e së shtunës, duke u zbardhur e diela, xhamat e dy ndërtesave në lagjen “Qyteti i Moskës”, ku janë kryesisht bizneset, u shkatërruan nga sulmet e avionëve kamikaze pa pilot me telekomandë ukrainase.

“Fasada është dëmtuar në katin e 21-të”, tha sot kryebashkiaku, duke sqaruar se nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo i Moskës u mbyll përkohësisht në orët e para të mëngjesit përpara se të riktheheshin funksionet normale, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

“Vnukovo u mbyll përkohësisht, avionët u devijuan në aeroporte të tjera,” thanë shërbimet e urgjencës ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat