Avio kompania italiane arnon me ngjitës aeroplanin, rrezikon jetën e pasagjerëve

Evropë

Avio kompania italiane arnon me ngjitës aeroplanin, rrezikon jetën e pasagjerëve

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 23:28
Avio kompania italiane

Ish-kreu i ishullit të Sardenjës në Itali dhe ish-deputeti, Mauro Pili kritikoi punën e linjës ajrore italiane “Ita Airways” ndërsa zbuloi se aeroplani me të cilin po fluturonte nga Roma në Cagliari ishte krejtësisht i pasigurt.

Pili pas fluturimit ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shihet se si pjesa e pasme e aeroplanit ka pasur dëmtime që janë “riparuar” me shirit ngjitës.

“Ata na trajtojnë si një koloni e botës së tretë. Unë kurrë nuk kam qenë në një aeroplan që është arnuar me ngjitës. Në fluturimin nga Roma në Cagliari, askush nuk vuri re asgjë sepse hipëm nga tuneli. Pas arritjes, zbulova se po udhëtonim me një aeroplanë që u arnua në mënyrë skandaloze. Ndoshta do të thonë se gjithçka është në rregull dhe do të ketë nga ata që do ta besojnë. Dhe të gjithë do të heshtin”, tha ai.

Lidhur me kritikat e politikanit italian, kompania Ita Airways bëri të ditur gjithashtu se gjithçka është bërë në përputhje me procedurat e sigurisë.

“Ne operojmë gjithmonë në përputhje me standardet e sigurisë të diktuara nga autoritetet përkatëse dhe me respekt të plotë për pasagjerët dhe ekuipazhin tonë në bord. Ndërhyrja e mirëmbajtjes ishte e nevojshme për të adresuar përkohësisht dëmtimin e gjetur në bord. Ky veprim është kryer në përputhje me manualet e miratuara nga prodhuesi”, tha kompania.

Ata gjithashtu theksuan se standardet e sigurisë në raste të tilla parashikojnë përdorimin e një shiriti specifik që vendoset në kushte të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat