Pas Kroacisë, stuhia mbërrin në Serbi, shi dhe erë e fortë në disa zona

Evropë

Pas Kroacisë, stuhia mbërrin në Serbi, shi dhe erë e fortë në disa zona

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Pas Sllovenisë dhe Kroacisë, këtë të shtunë edhe Serbia është goditur nga një stuhi e fuqishme . Mediat vendase shkruajnë se era e fortë që ka përfshirë Beogradin ashtu si disa javë më parë ka sjellë thyrjen e pemëve dhe rënie të ndjeshme temperaturash.

Instituti Hidrometeorologjik Republikan (RHMZ) ka paralajmëruar se në të gjithë vendin pritet ndryshim i ndjeshëm i motit, ndërsa në pjesën e dytë të ditës mot i ashpër në formë të reshjeve të dendura, breshër dhe erëra të furishme.

Siç theksuan nga RHMZ, vranësira me reshje shiu, rrebeshe, bubullima, rënie të temperaturës dhe erë mesatare, herë pas here e fortë veriperëndimore, e cila ka prekur rajonet perëndimore dhe jugperëndimore të Serbisë, pasdite dhe në mbrëmje do të përhapet edhe në pjesët tjera të vendit. Në jug dhe lindje të vendit, temperatura ishte ende shumë e ngrohtë, duke arritur në 35 gradë Celsius.

Ndër të tjera autoritetet e motit në Serbi theksojnë se të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë dukshëm më i ftohtë në të gjitha zonat dhe se temperatura ditore do të jetë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.

Ndërkohë në Beograd koha do të jetë shumë e paqëndrueshme në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, ndërsa në disa pjesë të qytetit pritet të ketë reshje të forta, nga 30 deri në 50 mm lokalisht e më shumë, si dhe me breshëri dhe një erë e fortë veriperëndimore afatshkurtër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat