Mal i Zi, për 6 muaj mbi 1600 të arrestuar për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit

Evropë

Mal i Zi, për 6 muaj mbi 1600 të arrestuar për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:17
Policia e Malit të Zi

Policia e Malit të Zi në gjysmën e parë të vitit ka arrestuar mbi 1.600 shoferë për ngasje të automjetit në gjendje të dehur.

Sipas Drejtorisë Policore të Malit të Zi, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, zyrtarët policorë kanë kontrolluar mbi 100 mijë pjesëmarrës të trafikut dhe kanë bërë alko-test të mbi 80 mijë drejtuesve.

"Mbi 5 mijë pjesëmarrës në trafik kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Nga këta 5 mijë pjesëmarrës, të cilët u sanksionuan, 1.607 prej tyre u arrestuan", tha Marko Radusinoviq nga Sektori i Policisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, raporton Anadolu Agency.

Radusinoviq tha se ende ka përdorues të papërgjegjshëm në rrugë.

"Madje, kemi situata ekstreme ku shoferët ngasin nën ndikimin e alkoolit me mbi dy ose tre promile alkooli në gjak", tha ai duke shtuar se për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit parashikohen dënime shumë të larta.

"Për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit në një përqendrim mbi 2 gram për kilogram kemi vetëm dënim me burg prej 15 deri në 60 ditë", tha Radusinoviq.

"Ndërsa gjoba është shumë e lartë për rrethanat tona dhe varion nga 300 deri në 1.000 euro", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat