Borrell: Ndryshimi i klimës është një kërcënim për sigurinë globale

Evropë

Borrell: Ndryshimi i klimës është një kërcënim për sigurinë globale

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 19:39
Josep Borrell

Ndryshimet klimatike janë një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në një postim në Twitter, duke vënë në dukje se “BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e goditura nga zjarri në Greqi deri te viktimat e uraganeve”.

Konkretisht, Josep Borrell thekson: “Këtë verë, fatkeqësitë natyrore po bëjnë kërdi në mbarë botën, duke vënë jetë në rrezik dhe duke shkatërruar shtëpitë dhe mjetet e jetesës. Në të gjithë Mesdheun, zjarret po bëjnë kërdi. Sllovenia dhe Gjeorgjia janë prekur rëndë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. 

Ndryshimi i klimës është një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale. 

BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e shkatërruara nga zjarri në Greqi e deri te viktimat e tajfuneve në Filipine”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat