Flet burri që rrahu barbarisht gruan police

Evropë

Flet burri që rrahu barbarisht gruan police

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 12:32
Policja 43-vjeçare

Detaje të reja janë mësuar nga rasti i punonjëses së policisë në Greqi e cila u rrah barbarisht nga bashkëshorti nga bashkëshorti. Policja 43-vjeçare ndodhet prej ditësh në kujdes intensiv Spitalin e Përgjithshëm të qytetit të Larisës.

Pasditen e së enjtes ajo iu nënshtrua një operacioni delikat, pas këputjes së veshkës që pësoi nga goditjet e rënda që mori në të gjithë trupin.

Mediat greke shkruajnë se fytyra e saj është shpërfytyruar plotësisht, pasi ka shumë mavijosje dhe disa dhëmbë të thyer.

Ajo ka lëndime edhe në bark dhe në organet e brendshme. Policja u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën por mundi të shpëtonte falë ndërhyrjes në kohë mjekëve.

Në momentin e arrestimit, bashkëshorti 53-vjeçar, për të justifikuar rrahjen brutale që kreu me duar, dyshohet se i tha policisë: “Isha i dehur dhe nuk e kuptova që e godita aq fort”.

Sipas avokatëve, 53-vjeçari nuk donte të vriste gruan e tij, por një mesazh në telefonin e bashkëshortes bëri që ai të humbiste vetëpërmbajtjen.

Në dëshminë e parë të dhënë për hetuesit, gruaja deklaroi pas operacionit se burri filloi ta sulmonte barbarisht në momentin që ai i kërkoi të ndaheshin.

“Më ka bërë shumë dëm. Fytyra ime është e shtrembëruar. Më goditi në bark dhe në fytyrë. M’u desh të bëja një operacion në veshkë… U ngjita nga kati përdhe në katin e parë të shtëpisë. Nuk jemi bashkë për rreth një muaj e gjysmë. Që kur i kërkova të ndaheshim më sulmoi menjëherë me duar, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai vazhdimisht përpiqej të më bindte që të mos ndaheshim. E kisha paditur më parë për kërcënim. Ishte hera e parë që më drejtohej”, tha 43-vjeçari.

Ajo që e bën më të rëndë rastin, është se bashkëshorti i saj një biznesmen 53-vjeçar e rrahu brutalisht në sy të fëmijëve të mitur.

Sipërmarrësi 53-vjeçar, pronari i një lokali, u arrestua nën akuzën për vrasje në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat