Putin: Është e nevojshme që Rusia të rrisë prodhimin e llojeve të fundit të armëve

Evropë

Putin: Është e nevojshme që Rusia të rrisë prodhimin e llojeve të fundit të armëve

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 18:25
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me drejtorin e përgjithshëm të Rostec, Sergey Chemezov, të hënën dhe foli për mungesat e aftësive dhe rritjen e shpejtë të pagave në industritë ushtarake.

Putin tha se ishte “e nevojshme të rritet përqindja e prodhimit të llojeve më të fundit të armëve”.

Chemezov deklaroi se Rostec. gjiganti shtetëror i teknologjisë së lartë, po përpiqej të gjente personel të mjaftueshëm shumë të kualifikuar.

“Numri ynë mesatar i stafit është 592,000. Fatkeqësisht, ne ende nuk kemi mjaft njerëz. Këtë vit do të na duhet urgjentisht të mbyllim 23,000 vende të lira pune, ne do të rekrutojmë – këta janë specialistë shumë të kualifikuar, natyrisht, “i tha Chemezov Putinit sipas një deklarate të Kremlinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat