Qindra të evakuuar, Portugalia po lufton me zjarret që kanë përfshirë mijëra hektarë mes temperaturave në rritje

Evropë

Qindra të evakuuar, Portugalia po lufton me zjarret që kanë përfshirë mijëra hektarë mes temperaturave në rritje

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Zjarrfikësit në Portugali po luftojnë për të vënë nën kontroll zjarret që kanë përfshirë mijëra hektarë mes temperaturave në rritje.

Sipas mediave të huaja, rreth 800 pjesëtarë të zjarrfikësve morën pjesë në aksionin për të ndaluar një zjarr pranë qytetit jugor të Odemiras gjatë natës të hënën, me më shumë se 1,400 njerëz që duhej të evakuoheshin.

Dhe si pasojë, duke tentuar të shuajnë zjarrin, të paktën nëntë zjarrfikës janë lënduar.

Temperaturat mbi 40C (104F) pritet të godasin pjesën më të madhe të gadishullit Iberik këtë javë.

Ndryshe, tri zjarre të mëdha që dogjën qindra hektarë në Spanjë gjatë fundjavës janë vënë nën kontroll, por alarmet e motit mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.

E në Portugali, e hëna pa një temperaturë prej 46.4C (116F), më e nxehta e vitit deri më tani, e regjistruar në Santarém.

Zjarri pranë Odemira filloi të shtunën dhe “u bart” në jug në brendësi kodrinore të Algarve, rajoni kryesor turistik i Portugalisë, nga erërat e forta.

Ndërkohë autoritetet kanë shpallur më shumë se 120 komuna në të gjithë Portugalinë në rrezik maksimal nga zjarret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat