Paratë po përçajnë Europën, Vjena kundërshton planet e BE-së, ja si u kthye Austria në ‘fëmijën problematik’ të bllokut

Evropë

Paratë po përçajnë Europën, Vjena kundërshton planet e BE-së, ja si u kthye Austria në ‘fëmijën problematik’ të bllokut

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 08:27
Karl Nehammer

Deri vonë, Hungaria dukej si “fëmija problematik” në Bashkimin Europian, por tani Austria po  “vjedh” rolin. Vendi që konsiderohet si “klienti VIP” i Rusisë, për shkak të varësisë nga gazi rus, tani ka nisur një “sfidë” të re ndaj BE-së.

Së fundmi, kancelari austriak Karl Nehammer ka shprehur shqetësimin e tij dhe shumicës së qytetarëve lidhur me presionin mbi pagesat dixhitale si një përpjekje për të monitoruar jetën e qytetarëve.

"Pagimi me para në dorë është një e drejtë që duhet të përfshihet në Kushtetutë," tha kancelari në një konferencë shtypi duke u ankuar që "pagesat me kartë pa kontakt po bëhen më të njohura në Evropë”.

Nehammer, i cili është lideri i Partisë Popullore konservatore të Austrisë, e cila qeveris në një koalicion me Partinë e Gjelbër me prirje të majtë, propozoi amendamentin pasi Partia e Lirisë e Austrisë, një parti e ekstremit të djathtë aktualisht në rritje në sondazhe, e kishte akuzuar atë dhe qeverinë e tij si pjesë të komplotit për të ndaluar paratë “cash”, si një mjet për të gjurmuar qytetarët e saj.

“Il Giornale”shkruan se kancelari, për të demonstruar se është në anën e popullit, shpjegoi me një postim në Twitter se përse është i përkushtuar "për të siguruar që paratë e gatshme të mbrohen me kushtetutë si një mjet pagese".

"Vetëm në Austri, çdo vit tërhiqen 47 miliardë euro nga ATM-të dhe mesatarisht çdo austriak mban 102 euro cash”, ka thënë Nehammer.

Po ashtu, media italiane shpjegon se plani i tij, së bashku me ministrin e financave Magnus Brunner, ndahet në tre pika: të futet në Kushtetutë e drejta për para cash, rregullat e reja për paranë cash dhe detyrimi i bankës kombëtare për të siguruar fluksin e nevojshëm të parasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat