Ukraina zbulon rrjetin e agjenteve ruse në Donetsk

Evropë

Ukraina zbulon rrjetin e agjenteve ruse në Donetsk

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Autoritetet ukrainase thonë se kanë zbuluar një rrjet në rajonin e Donetskut për të cilat ata pretendojnë se janë agjente ruse.

Gratë dyshohet se punonin si për shërbimin federal të sigurisë së Rusisë ashtu edhe për grupin Wagner, duke mbledhur informacione mbi pajisjet ushtarake ukrainase në rajon.

Policia thotë se gratë u përqendruan në mbledhjen e informacionit mbi helikopterët dhe automjetet e blinduara për transportimin e trupave ukrainase. Tre gra në rrjet janë arrestuar, ndërsa e katërta thuhet se është larguar për në Rusi menjëherë pas fillimit të pushtimit.

Të katërta ishin banorë të rrethit Pokrovskyi, në veriperëndim të qytetit të Donetsk, i cili mbetet nën pushtimin rus.

Nëse shpallen fajtore, ato do të dënohen me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat