Sulm me thikë, mbyllet për publikun muzeu në Londër

Evropë

Sulm me thikë, mbyllet për publikun muzeu në Londër

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:50
Muzeu në Londër

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë një person pranë British Museum.

Atraksioni i famshëm përflitet të jetë evakuar dhe është mbyllur për publikun pas incidentët të ndodhur ditën e sotme.

Një dëshmitar okular ka deklaruar se muzeumi është mbyllur pas një alarmi të ngritur nga policia.

“Isha në radhë për të hyrë në muzeum por policia më tregoi se një skenë e madhe krimi ka ndodhur dhe se muzeumi do të jetë i mbyllur deri ditën e nesërme“, shkruan një përdoruese e rrjetit social Twitter.

Scotland Yard ka raportuar se një burrë është arrestuar si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat