Zjarret kanë shkatërruar 7 mijë hektarë tokë gjatë fundjavës në Portugalinë qendrore

Evropë

Zjarret kanë shkatërruar 7 mijë hektarë tokë gjatë fundjavës në Portugalinë qendrore

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:00
Portugali

Një zjarr i cili shpërtheu të premten e kaluar në qytetin Castelo Branco në pjesën qendrore të vendit.

Zjarret vlerësohet të kenë djegur një sipërfaqe prej 7,000 hektarësh gjatë fundjavës, tha e përditshmja franceze Le Figaro, duke cituar autoritetet përkatëse, shkruan AA. 

Ndërkohë që i gjithë vendi është në gatishmëri të lartë për shkak të zjarreve, zjarrfikësit janë mobilizuar dhe janë gati për të ndërhyrë, thuhet në njoftim.

Mbi një mijë zjarrfikës u vendosën të hënën për të luftuar flakët në qytetet Ourem (në qendër) dhe Odemira (në jug), njoftoi Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat